Ngjela: Nëse politika amerikane vijon Reformën në Drejtësi, këta s’besoj të jenë në zgjedhjet e ’21

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur dukej se palët politike po arrinin drejt përfundimit dhe arritjes së një marrëveshje për reformën zgjedhore, ajo është bllokuar sërish.

Arsyeja ka qenë formula për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili përbëhet nga 3 trupa.

Partia Socialiste, tha Ngjela, është për krijimin e një organi të KQZ-së që të jetë i qëndrueshëm ndërkohë sipas burimeve nga opozita bëhet e ditur se PS kërkon të zgjedhë vetë të gjithë anëtarët, duke hequr çdo garanci për opozitën në nivelin më të lartë te administrimit të zgjedhjeve.

Avokati ngulmon tek realizimi i reformën në drejtësi. Ai thotë se nëse politika amerikane do të vazhdojë këtë reformë, palët politike nuk do të marrin pjesë fare në zgjedhjet e vitit 2021. Dhe nëse nuk do të zbatohet Kushtetuta, për palët politike nuk ka të ardhme, u shpreh Ngjela në një intervistë në ora news.

Fjala e plotë

Nuk i dëgjoj fare këta. Ne kemi shpresë tek reforma antikorrupsion. Përveç Hajdarit, këta të tjerët janë me probleme. Nëse politika amerikane dhe ajo e BE-së e lartë do të vazhdojnë reformën antikorrupsion, veç Rudina Hajdarit që ka qenë në ShBA, këta të tjerët do të kenë probleme.

Nuk ma do mendja të jenë fare në zgjedhjet e 2021. Nuk na intereson problemi i tenderit. Këta të dy nuk bëjnë dot zgjedhje të lira sepse kanë futur duart në paratë e shtetit. Janë marrë me korrupsion. Kanë qenë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe tani janë drejt akuzës.

Ambasadorja tha që janë bashkë dhe unë e besoj që janë bashkë. A do të ketë forcë që ta ndalojë reformën në drejtësi. Unë them jo sepse do ta bëjë politika amerikane. Ambasadorja është shefja e politikës amerikane. Me këta nuk shkohet në zgjedhje se nuk e lënë popullin të votojë.

Janë dy palë që nuk kërkojnë votim të lirë. Po të kërkonin votim të lirë do kishin bërë atë që ka kërkuar ODIHR. Këta kërkojnë liri për manipulim. Jo kush të votohet më shumë por kush të manipulojë më shumë. Nuk kanë të ardhme politike sepse do jenë nën kontroll. Nëse do zbatohet Kushtetuta aktuale, nga 15 korriku deri më 15 shtator këtyre u fillon kontrolli, sa të fillojë punë BKH-ja. 

 

Lexo edhe :  Berisha vijon t’i shpëtojë gjykimit për dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

“Ajo është spektakolare”, Ben Affleck komplimenton publikisht J Lo pas ndarjes

Ben Affleck lavdëroi së fundmi ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Lopez . Ndërsa fliste në tapetin e kuq në premierën e filmit të tij të ri...

BE identifikon 7 vende të sigurta për azilkërkuesit, përfshihen shtetet kandidate

Bashkimi Evropian ka identifikuar 7 vende që i konsideron vende të sigurta origjine, në kuadër të propozimeve për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave për...

Lajme të tjera

Web TV