Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Marrëveshja për KQZ-në në rrezik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbledhja e radhës e Këshillit Politik ka përfunduar pas plotë dy orë. Në një prononcim për mediat bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, bëri me dije se marrëveshja për KQZ-në është në rrezik.

Më tej Gjiknuri shtoi se kjo marrëveshje tashmë dihet që është e negociuar nga ndërkombëtarët. Ai nënvizoi faktin se duhet krijuar një trup profesionale dhe me mandate më të gjata se çfarë janë.

Fjala e plotë 

Bën të mendosh që ajo që propozuan ekspertët që kanë qenë pjesë e diskutimeve është që të krijojmë një trupë të qëndrueshme. Të krijojmë një trupë profesionale dhe me mandate më të gjata se çfarë janë sot.

Siç duket PD kërkon vetëm një marrëveshje zgjedhore për të marrë disa garanci dhe mund të ishte më e ndershme për të mbajtur siç është KQZ-ja. Realisht ky ishte devijim i bisedës sepse nuk e zhbëjnë dot parlamentin. Duhet të ketë një reflektim nga ana e tyre. Ata kërkojnë mandate 4-vjeçare siç janë sot. Të rrimë tek kjo që jemi dhe s’kemi pse të bëjmë debat. U kthye në një marrëveshje për të marrë pjesë në zgjedhje.

A do të ketë shtyrje për draftin? Ta përfundojmë këtë njëherë. Akuzat e Hajdarit? Nuk e di çfarë tha zonja Hajdari. PD kërkon përfaqësues në tender. Kodi Zgjedhor nuk parashikon procedura për tenderin. A e rrezikon KQZ marrëveshjen? PD kërkon që të kemi sërish këtë vendimmarrje, pra kërkon KQZ aktuale. Është më e ndershme kjo, tentuam të bëjmë një gjë të mirë.

Të rrimë me këtë skemë. Ka marrë fund marrëveshja? Forma e KQZ ishte parashikuar me mandatet siç e kishim parashikuar. Ta thonë publikisht se ne sinqerisht nuk kemi asnjë problem. Opozita parlamentare? PS është shprehur se do ta respektojmë marrëveshjen, do ta shikojmë se ne nuk i kemi votat. Ata janë faktorë politikë, do ta gjejmë një zgjidhje edhe me ta.

Kjo marrëveshje u negociua edhe nga ndërkombëtarët. Nuk parashikoj dot. Dukeni shumë i qetë, mos ka një marrëveshje. A jeni për heqjen e koalicioneve para zgjedhore? I madhi shprehet i fundit. Edhe ne kemi opinionin tonë, por do të shprehemi të fundit.

 

Lexo edhe :  I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV