Zbulohet data e takimit në Shtëpinë e Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Richard Grenell, njoftoi se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të rinisin dialogun dhe takimi mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

I ngarkuari i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, bëri të ditur se qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë janë pajtuar që më 27 qershor të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Sipas Grenell, kjo po ndodh, pasi të dyja palët u pajtuan që t’i heqin pengesat për dialogun. Richard Grenell, shkroi të twitter se Serbia është pajtuar që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe nga ana tjetër Kosova u pajtua të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë.

“Lajm i mirë. Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe anëtarësimet në mekanizmat ndërkombëtarë, me qëllim që të takohemi në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, për të biseduar për dialogun. Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status quo, pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjmë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mirëpres këto diskutime”, shkroi në Twitter Richard Grenell.

Tash për tash akoma zyrtarisht nuk është thënë se kush nga Kosova do të marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, por mediet në Prishtinë shkruajnë se Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti. E nga pala e Serbisë, nuk është njoftuar ende se kush do ta përfaqësojë Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në takim për dialogun.

Sapo Richard Grenell njoftoi për takimin Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e mirëpriti këtë iniciativë të SHBA-së për rikthimin e dialogut.

“Udhëheqësja dhe mbështetja e SHBA-së ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen prosperuese të Kosovës. Prandaj, mirëpres iniciativën për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, nën udhëheqësin e Richard Grenell, të dërguarit të presidentit, Donald Trump”, shkroi Thaçi në Twitter.

Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shkroi se vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që sipas tij “duhet të çojë në njohje reciproke”.

“Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht me qeverinë amerikane dhe Richard Grenell kanë prodhuar rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve. Vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjes reciproke”, shkroi kryeministri Hoti në Twitter.

Lexo edhe :  Udhëheqësit evropianë sillen si lypës përballë një Trump-i të gjithëfuqishëm

Nga ana tjetër, sapo Richard Grenell njoftoi për takimin Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, Presidenca e Serbisë, njoftoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vlladimir Putin. Sikurse thuhet në komunikatën e presidencës serbe, “Rusia do ta mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se është e qartë që asnjë vendim nuk do të mund të sillet pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Sipas presidencës së Serbisë, Vlladimir Putin ka thënë se “për Kosovën do të bisedojë kokë më kokë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën e ardhshme në Moskë”. Presidenti i Serbisë, do të jetë i pranishëm në Paradën e Fitores në Moskë më 24 qershor, me të cilën do të shënohet 75-vjetori i fitores mbi fashizmin. Presidenti i Serbisë, thuhet më tej në komunkatë “e ka falënderuar Putinin për mbështetjen aktive të Rusisë për interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë”.

Sidoqoftë, njoftimi nga i ngrakuari i SHBA-së për dialogun Richard Grenell, se Kosova dhe Serbia takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, u bë në ditën kur edhe zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë njoftoi për vizitën tri ditore që do të zhvillojë në Prishtinë dhe Beograd, i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai të martën pasdite viziton Prishtinën, ndërsa më pas udhëton për në Beograd. Zyra e BE-së thotë se Mirosllav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd do të takohet me bashkëbiseduesit e tij për të biseduar për kohën dhe modalitetet për një rifillim të shpejt të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ai do të sjellë data për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, një proces që ka sjellë rezultate reale për njerëzit e Kosovës, që prej se ka nisur”, thuhet nga zyra e BE-së në Prishtinë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e ka kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që nuk u mbështetë as nga faktori ndërkombëtar./DW

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV