Ylli i një sporti jo shumë masiv port ë vlerësuar dhe me financa të qëndrueshme si bilardo, Willie Thorne, 66 vjeç, vdiq në një spital në Spanjë me familjen e tij pranë shtratit pasi pësoi një ‘shok septik’ dhe problem me frymëmarrjen pasi u kurua për leuçeminë.
“66-vjeçari ishte rrethuar nga familja e tij kur vdiq në orën 1.55 të mëngjesit pas dështimit organeve respiratore” tha kujdestarja e tij Julie O’Neill.
Thorne, i cili njoftoi se po luftonte leuçeminë që në muajin mars, u dërgua në spital javën e kaluar me presion të ulët dhe me një shëndet të dobët. Një faqe sponsorizuese në internet, në portalin GoFundMe e ngritur për të ndihmuar pagimin e trajtimit të tij mjekësor kishte tejkaluar 17,000 Paund deri të martën.
Zonja O’Neill tha në faqen e internetit Thorne nuk po i përgjigjej asnjë trajtimi, kështu që spitali vendosi të ‘fikte pajisjen’. “Ai ndërroi jetë shumë paqësisht dhe pa dhimbje duke dëgjuar fëmijët e tij”.