LAJM I FUNDIT/ Konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, dalin me Covid-19 50 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të mërkurë infektimet nga koronavirusi në vendin tonë kanë pësuar një rënie të lehtë në krahasim me ditën e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se në 24 orët e fundit numri i të infektuarve ka shkuar në 50 persona.

Nga këto 12 janë konfirmuar në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, 1 në Lushnje, 2 në Pukë dhe 2 në Kurbin. Ndërkohë aktualisht në vendin tonë rastet aktive me koronavirus janë 608 persona.

Gjatë ditës së sotme është shënuar viktima e 38-ë e Covid-19 në Shqipëri dhe mësohet se është një 82-vjeçare nga Tirana.

Ndërsa një ditë më parë , në vendin tonë u shënua numri rekord i të infektuarve, ku u regjistruan 82 raste pozitive.

Kurba e infektimeve ka shënuar një rritje të ndjeshme, ndërsa është ulur ditën e sotme, ndonëse shifra e infektimeve mbetet ende e lartë.

https://www.facebook.com/watch/?v=3390653964287251

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 50 raste të reja, një humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon: Maskat një domosdoshmëri për t’u mbajtur në ambiente të mbyllura

Dr. Rovena Daja

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.

Rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Kjo ka bërë që krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, të kemi dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit.

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.

Lexo edhe :  Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (17 Qershor 2020)

Testime totale 21510

Raste pozitive 1722

Raste të shëruara 1077

Raste Aktive 608

Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 272

Shkodër 97

Krujë 78

Durrës 36

Vlorë 35

Kamëz 30

Lushnje 13

Pukë 13

Elbasan 8

Korçë 7

Fier 6

Lezhë 3

Kukës 2

Tropojë 2

Mallakastër 2

Kurbin 2

Ura Vajgurore 1

Gjirokastër 1.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik gjatë rinumërimit të një kutie të Diasporës. Ja arsyeja

Rinumërimi i një kutie të votave të diasporës për Qarkun e Lezhës ka sjellë tensione në ambientet e Parkut...

“Duhet të takohem me Putin”, Trump: Paqja është e mundur, e sjell vetëm unë

Pavarësisht se negociatat e shumë trumbetuara të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll dështuan të prodhonin ndonjë rezultat, presidenti amerikan Donald Trump beson...

Zgjedhjet/ Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet!

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat është shprehur se nga numërimi i votave në rang vendi, kanë rezultuar 109 fletë...

SHBA, nënshtetësia bëhet “reality show”? Kush e fiton, merr pasaportën!

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, po shqyrton sipas disa raporteve në mediat ndërkombëtarë, mundësinë e nisjes së një reality show, ku...

Vota e diasporës/ Gjekmarkaj: Dyshime se fletët janë plotësuar prej 2 ose 3 personave

Agron Gjekmarkaj është i pranishëm në Parkun Olimpik ku po vëzhgon procesin e numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Greqia. Në një prononcim...

Lajme të tjera

Web TV