Shoqata e Transportit protestë para Ministrisë: Nëse nuk hapemi të na paguajë qeveria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata e Transportit Publik Qytetas dhe Ndërqytetas zhvilluan ditën e sotme protestë përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Punonjësit e transportit kanë kërkuar që të hapet puna ose të paguhen, megjithatë ata nuk duan pagë lufte, por t’u paguhet uji, dritat, qiratë dhe kreditë.

“Duam vetëm punë, po nuk u hap të na paguajë. Kemi qira, drita, ujë, kredi. Qeveria nuk na i plotëson. Kemi shumë humbje. Vetëm punë duam. Asgjë tjetër.”- u shpreh një protestues.

Gjatë kësaj proteste te Ministria ka pasur dhe policë që u kanë kërkuar qytetarëve të largohen. Ndërsa pas thirrjeve nga autoritetet punonjësit janë shpërndarë.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nga ana e tij ka urdhëruar sot gjithë strukturat policore që mos lejojnë kategorikisht asnjë tubim apo grumbullim ndryshe do ketë masa.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV