Tritan Kalo apel të fortë: Dënim të ashpër për shkelësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, teksa i referohet raportimeve të kësaj të mërkure në media lidhur me protestën e shoqatave të Transportit Publik, dhe rihapjen e këtij të fundit, shprehet se Komiteti i Ekspertëve nuk ka rol vendim-marrës në këtë situatë, por është ngritur për të hartuar draft-dokumenta si dhe për të këshilluar në lidhje me mirë menaxhimin e këtij infeksioni si dhe për monitorimin e tij.

Me anë të një postimi në rrjetin social Kalo shkruan se për të gjithë ata që shkelin rregullat do të ketë dënim maksimal.

Postimi i plotë

 

KOHË KOVIDIANE …I DETYRUAR për të bërë një SQARIM shterues për mediat vizive, ato të shkrojtura, zëdhënësit e funksionarët e Ekzekutivit, si dhe për Publikun e gjerë…Mervyn LeRoy shprehet se: “Shpik një rrenë të mirë e njerëzit do ta marrin për ar të kulluar.”….

Në Deklaratën e sotme në lidhje me një protestë të punonjësve të Transportit Publik para Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjetikës (MIE), në të gjitha kanalet televizive dhe në shumë media u theksua se “Komiteti i Ekspertëve ka vendosur se…”….Meqënëse NUK është rasti i parë që ndodh një gjë e tillë, unë jam i detyruar t’ju sqaroj për hir të së vërtetës faktike se: ”Komiteti i Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i Ri” i ngritur me Vendimin Nr. 566 të datës 31.01.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale (MShMS) ku edhe unë bëj pjesë, është ngritur për të hartuar draft-dokumenta si dhe për të këshilluar në lidhje me Mirë menaxhimin e këtij infeksioni si dhe për Monitorimin e tij…..

Ai u ngrit kur infeksioni Sars-Cov2/Covid-19 ende nuk ishte deklaruar në Shqipëri, si dhe kur ai ende nuk ishte shpallur si Pandemi nga OBSH.…NUK ka asnjë GËRMË të vetme në të, që të shprehet se ky KOMITET KËSHILLIMOR dhe SUGJERUES për veprime dhe masa të cilat duhen ndërmarrë për mirë kontrollimin e mirë menaxhimin e sfidës Sars-Cov2/Covid-19, ka edhe atribute VENDIM-MARRËSE/LEGJILATIVE….

Lexo edhe :  Kurseu 10 vite për të blerë Ferrarin e ëndrrave, por makina iu dogj që ditën e parë

Një tagër i tillë i VENDIM-MARRJES është vetëm e vetëm një atribut i Organeve të Ekzekutivit aktual….NËSE gabime informuese të tilla janë të rastësishme e të paqëllimta duhet dikush t’i përgënjeshtrojë ato, POR nëse ato janë të qëllimta për të hedhur mbi supet e anëtarëve të tij diçka të pa parashikuar nga Legjislacioni Shqiptar, një gjë e tillë bëhet automatikisht e Ligjshme dhe e dënueshme në përputhje me Ligjet në Fuqi…..Kontributi ynë si specialistë në këtë Komitet është thjesht një kontribut Profesional dhe mbi baza VULLNETARE pa as më të voglin përftim monetar, sikundër ndodh aktualisht në Komisionet Parlamentare ose në Bordet e ngritura prej Ekzekutivit ….Ju faleminderit për mirëkuptimin, Dr. Tritan Kalo.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Grusht shteti me buzëkuq…dënohet me 14 vite mbështetësja e Bolsonaros

Një grua në Brazil është dënuar me 14 vjet burg pasi shkroi një mesazh fyes me buzëkuq në një...

Pique nuk heq dorë nga “avazi”!/ Pas Shakirës tradhton edhe Clara Chia-n

Ish-futbollisti i klubit të futbollit katalanas “Barcelona” dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Shakira, Gerard Pique, është ndarë me të dashurën e tij Clara Chia Marti. Lajmi...

Trump kritikon Putinin pas takimit ‘historik’ me Zelenskyn në Vatikan

Donald Trump kritikoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi “potencialisht historik” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zhvilluar në Vatikan përpara funeralit të...

Singapori urdhëron META-n të bllokojë postimet e huaja përpara zgjedhjeve

Autoritetet e Singaporit i kanë urdhëruar Metës, pronarit të Facebook-ut, të bllokojë aksesin në postime të caktuara nga të huajt për përdoruesit e Singaporit,...

Habit Natalie Portman: Kam ndjerë praninë e një fantazme

Në intervistën e saj të re me Jenna Ortega në revistën Interview, Natalie Portman iu bë një pyetje e çuditshme, nëse ajo ka parë...

Lajme të tjera

Web TV