Kanë shënur rritje shifrat ditore me COVID-19 në Kosovë. IKSHPK-ja konfimroi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe 83 persona të tjerë, nga 457 teste të realizuara. 6 raste më shumë se dje.
Rastet e reja pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.
Në total numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 1916 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 5 pacientë të tjerë duke e çuar në 973 numrin total të të shëruarëve në vend.
Kosova ka regjistruar gjithsej dhe 34 viktima nga COVID-19 të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./En.Br./Fjala.al