COVID-19/ Manastirliu-Soreca: Tjetër mbështetje për forcimin e kapacitetet spitalore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian i ka dorëzuar sot vendit tonë pjesën e tretë të ndihmës në kuadër të mbështetjes për përballimit e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Nga ceremonia e zhvilluar me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Manastirliu u shpreh se do të garantohen terapitë e mjekimit për COVID-19 dhe se do të rriten kapacitetet në spitalet rajonale.

“Do të garantojmë terapitë e mjekimit për COVID19 dhe do të rrisim kapacitetet e terapive intensive edhe në spitalet rajonale”.-tha ajo.

Pasi ka falenderuar vendet e Bashkimit Europian për mbështetjen, Manastirliu u shpreh se po bëhen të gjithë përpjekjet, për të pasur përgjigjen e duhur ndaj situatës, duke ruajtur në çdo moment gatishmërinë.

“Ne jemi duke punuar fort për të ndërtuar një plan dhe për të pasur përgjigje sa më të mirë ndaj çdo të papriture që mund të na vijë nga Covid19, nga ky virus që të vetmen gjë që i njohim është paparishikueshmëria. Jemi duke fuqizuar në vazhdimësi kapacitetet tona testuese, kapacitetet tona në njësitë e terapisë intensive në spitale. Kemi rritur numrin e shtretërve në funksion të përballimit të rasteve që mund të shtohen, siç është spitali i ri me 100 shtretër kapacitet. Gjithashtu edhe një prej spitaleve në QSUT që është përshtatur për t’iu përgjigjur rasteve nëse do të kemi fluks të shtuar”,- shtoi Ministrja e Shëndetësisë.

Ndërsa ka folur për situatën në spitale, Manastirliu tha se do të vijojë të sigurohen mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore si dhe terapitë e mjekimit për pacientët.

“Sot çdo mjek, çdo infermier, çdo punonjës i shëndetësisë ka të gjithë materialet e mbrojtjes personale për të qenë sa më i mbrojtur në përballje me COVID-19. Nga ana tjetër edhe terapitë e mjekimit nuk mungojnë. Jemi duke bërë përpjekje maksimale që të vijojmë me të njëjtin ritëm. Por është e nevojshme që të kemi bashkëpunimin e të gjithëve”, theksoi Manastirliu.

Lexo edhe :  'Luftë shtrigash'/ Zhupa: Edhe nëse do të kandidonte Donalt Trump, Rama do fitonte

Kjo ndihmë nga BE i bashkohet përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të përmirësuar sistemin shëndetësor dhe për t’iu përgjigjur kësaj epidemie.

“Ky zinxhir solidariteti i krijuar me të gjithë vendet të cilat kanë qenë gjithmonë krah nesh, jo vetëm në këtë luftë, por përgjatë gjithë përpjekjeve të Shqipërisë, është sigurisht një motiv më shumë për t’u përmirësuar dhe për të vijuar këtë luftë dhe këtë përpjekje në funksion të shëndetit publik, në funksion të shëndetit të qytetarëve shqiptarë”,-vijoi ajo.

Ndërsa Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca tha se Bashkimi Europian do të vijojë të jetë krah Shqipërisë jo vetëm në këtë situatë por edhe në aspiratën për të qenë pjesë e familjes europiane.

“Është hera e tretë që ne bëhemi së bashku për të sjellë një pjesë tjetër të asaj ndihme që Bashkimi Europian ka akorduar dhe po e bën realitet për Shqipërinë. Bëhet fjalë për 100 shtretër reanimacioni, po ashtu edhe pajisje të tjera që do të ndihmojnë në këtë luftë, përfshirë këtu edhe 30 elektrokardiograma. Më duhet t’ju them që këto janë disa nga pajisjet më të mira që ekzistojnë në treg dhe që janë blerë për t’u sjellë në Shqipëri, kjo për të ndihmuar Shqipërinë, sistemin shëndetësor por në veçanti ata që janë në vijën e parë, mjekët, infermierët sepse ne duhet ta vazhdojmë këtë luftë, kjo luftë nuk ka marrë fund ende”-tha Soreca

Ndërkohë para disa ditësh mbërritën në Shqipëri 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e urgjencës kombëtare, 15 respiratorë transporti, si dhe një seri aparaturash jetëshpëtuese që forcojnë kapacitetet e reanimacioneve ne spitalet tona, pjesë e ndihmës prej 4 milion euro të Bashkimit Europian për Shqipërinë për përballimin e COVID-19.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV