Dosja/ “Të njohim gruan”, zbulohet si gardisti dhe grabitësit e tjerë shantazhuan pronarin e banesës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 6 personat e arrestuar tre ditë më parë, pasi tentuan të vidhnin banesën e një biznesmeni. Pjesë e grupit të grabitësve ishin edhe punonjësi i gardës Aleks Kala dhe një punonjës Banke, Andi Kraja.

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se tre prej grabitësve kanë hyrë në banesën e biznesmenit për të kryer grabitjen me shkallë. Pasi janë futur në banesë, ata janë përleshur edhe me pronarin e shtëpisë, i cili ka arritur ti marrë pistoletën njërit prej tyre.

Pas këtij momenti grabitësit janë larguar nga banesa dhe të nesërme kanë marrë në telefon duke e kërcënuar dhe shantazhuar. Pronari i banesës i cili njihet me pseudonimin “Boli”, pas telefonatës kërcënuese që mori ka bërë kallëzim në polici. Menjëherë pas denoncimit, policia nisi hetimit dhe identifikojë grabitësit duke i vënë ata në pranga.

Identifikimi i tyre është bërë përmes telefonatës kërcënuese që njëri prej grabitësve i bëri pronarit të banesës. Sipas dosjes së prokurorisë, nga hetimet paraprake dyshohet se pronari i banesës dhe grabitësit kanë pasur njohje mes tyre.

Kjo përforcohet edhe nga dëshmia e njërit prej grabitësve, i cili përpara grupit hetimor deklaroi se kishin shkuar në banesën e “Bolit”, për të vjedhur 4 kg kokainë.

Sot togat e zeza të kryeqytetit lanë në burg me akuzën e “tentativë vjedhjeje me dhunë”: Spartak Qokun, Petro Savën, Andi Krajën, Aleks Kalën, Emel Hajdarajn dhe Klaudio Metajn. Ata do të qëndrojnë në qeli të paktën deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që prokuroria po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas....

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa pastruar...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Lajme të tjera

Web TV