Halit Valteri: Videon nga atentati ndaj Ndojës ma vuri në dispozicion babai i Andi Malokut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës, Halit Valteri ka zbuluar sesi mbërriti në duart e tij videoja që tregoi sot në Kuvend, i cili pretendon se janë dy autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës ku mbeti viktimë shoferi i tij.

Gjatë një interviste për emision “Repolitix”, ligjvënësi shqiptar ka deklaruar se videoja iu vu në dispozicion nga Genci Maloku, babai i Andi Malokut, i cili mbeti viktimë në këtë atentat.

“Para një muaji në zonën ku unë banoj është një lokal ku unë ri me personat që bashkëpunoj. Vjen një person dhe më thotë: Deputet si je? Mendova mos ishte ndonjë person që ndjek fjalimet. Më thotë: Unë jam Genci Maloku. Tha kam një hall të madh dhe tha vetëm ju mund të më ndihmoni. “Mua më është vrarë djali në një atentat”. Dëgjova një babai që çdo gjë që nxirrte nga goja e nxirrte me mllef ndaj sistemit të drejtësisë dhe policisë së shtetit. Unë kam prova që policia e shtetit nuk ka bërë detyrën. Më thotë që kam siguruar një video ku shihen personat që dyshohet se kanë kryer atentatin. Menjëherë unë kërkoj interpelancë me ministrin e Brendshëm. Videon nuk ma dha menjëherë sepse dhe ai nuk kishte besim. Ai më tha që dua të ngresh zërin për këtë shqetësim. Unë i jam përgjigjur: Që çdo qytetar i Tiranës që beson se nuk kam frikë të përballem dhe që beson se unë mund ti jap zgjidhje i kam thënë që të jap fjalën e burrit që do t’i shkoj deri në fund shqetësimit tënd. Ajo që ndodhi sot është biseda dhe ndihma që i kam dhënë një personi që më ka kërkuar ndihmë.  Në atë video supozohet që janë dy persona që janë të lidhur drejtpërdrejt me atentatin në 1 nëntor. Unë e kam pyetur zotërinë që këto prova a i ka policia dhe prokuroria? Unë nuk e kam shfaqur në media videon përsa kohë ajo nuk më përket mua. Aparati është i babait të viktimës. Unë jam një person politik, i cili me fjalën time të lirë, në një vit ekzistencë në parlament i kam rënë policia, ministrave për tendera, pra nuk kam bërë memecin në atë parlament”, tha Valteri.

Lexo edhe :  “Nuk jam kujtuar tani për lirimin e hapësirave”/ Rama: Jemi në Tiranë, jo Teheran!

Më tej Halit Valteri ka sqaruar se deri tani nuk është njoftuar nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar në lidhje me videon që ai publikoi.

“Unë nuk jam ftuar nga SPAK, nëse më thërrasin nesër unë i dorëzohem çdo institucioni. Unë jam i gatshëm të shkoj në SPAK, në prokurori, kudo nëse dëshmia ime përbën provë bashkë me zotërinë që më ka dhënë këtë provë.  Aktualisht këtë provë e ka babai. Por i kam thënë nëse na thërrët dikush do vish që të shkojmë”, u shpreh Valteri./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV