Interpelanca/Lleshaj: Nuk merrem me raste konkrete. Halit Valteri: Fol për krimin, mos bëj pallavra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se nuk merret me raste konkrete pasi deputeti i opozitës Halit Valteri solli në seancë rastin e vrasjes së Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoj dhe fjalët e të atit që kërkonte drejtësi.

Lleshaj tha se ndërhyrjet e ministrit janë të paligjshme dhe i kërkoi t’i çonte provat në prokurori.

“Unë si ministër nuk merrem me raste konkrete. Nuk jam kryepolici i Shqipërisë. Nuk shoh as kamera. Policia i ka të përcaktuara procedurat. Ndërhyrjet e ministrit janë të paligjshme. Unë besoj që ju duhet ta dini kush është përgjegjës, prokuroria. Ju duhet t’i paraqisni provat në prokuror. Qoftë për rastin e Durrësit, qoftë për raste të tjera jam i angazhuar që policia të performojë. E ndiej keqardhjen për atë ngjarje dhe familjen e djalit”, deklaroi ministri Lleshaj.

Nga ana tjetër deputeti Valteri i kërkoi të flasë për krimin dhe të mos bëjë propagandë e pallavra.

“Folët për kohën e qeverisë së kaluar, por harruat që në atë qeveri ju keni qenë në një drejtori dhe nuk e di se ju kishit lidhur fijet dhe ishin në pushtet dhe në atë kohë. Folët për drogën në Lazarat, jam shumë dakord që kishte drogë, por më shumë ka pasur në zonën nga ju vini.

Folët për OFL-në, por nuk keni sekuestruar pasuritë e paraardhësit tuaj që duhet ti dërgoni formularin. Duhet të sekuestroni pasuritë e ish-deputetëve që erdhën në Kuvend me votat e popullit dhe ikën me pranga. A keni dërguar policët që të sekuestrojnë kamerat e sigurisë, unë e kam bërë. Kam shkuar në vendin e ngjarjes dhe kam sekuestruar kamerat që shihen autorët e krimin, njëri është me kapele e tjetri është pa kapele”, u shpreh deputeti.

Lexo edhe :  Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Më tej ai akuzoi Lleshaj duke u shprehur se “Kuptova që je vetëm për tendera aty ose për emërime. Nuk ta ka shpjeguar kryeministri Rama që je personi përgjegjës për gjithçka ndodh. Të kam dëgjuar që ke thënë se policët janë fytyra jote…Llesh kam parë shumë polica që nuk do doja të ishin fytyra jote.

Kam parë shumë policë të lidhur me krimin por nuk më duken si ti. Je gjë tjetër ti, unë nuk të kërkova asgjë personale, nuk të kërkova as të më bësh ushtarak. Për krimin nuk ke folur. Dy ministrat paraardhës, janë subjekt të OFL-së që ju e mbroni kaq shumë. Po shoferët e tyre por rrjeti i këtyre njerëzve. Kaq qorra jeni bërë? Zoti Lleshi hajde këtu dhe fol për krimin, mos më bëj pallavra dhe propagandë qeverie”, deklaroi Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama dhe Noizy mbyllin takimin e Vlorës duke kënduar himnin e fushatës

Në fund të takimit përmbyllës elektoral që PS zhvilloi këtë të premte në Qarkun Vlorë, reperi Noizy këndoi “himnin”...

“Voto partitë e reja ose shko në plazh!” Kreshnik Spahiu: Ramës i duhet Berisha

Kreshnik Spahiu Më pyeti një mik, çfarë të bëjmë të dielën? "Ti ke dy zgjidhje", i thashë: "bojkoto zgjedhjet dhe shko në plazh ose qëndro...

Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake

Rezultoi me sukses votimi i tretë në konklavën e 133 kardinalëve në Vatikan për zgjedhjen e Papës së ri. Nga oxhaku i Kapeles Sistine doli...

Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

Më 25 prill 2021, shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Përballja ishte mes Edi Ramës, kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste, dhe Lulzim Bashës, kreu...

Qytetet më të mira dhe më të këqija për të ecur në këmbë

Një shëtitje është një nga mënyrat më të mira për të njohur një qytet – për të zbuluar atraksione, për të përjetuar atmosferën lokale...

Lajme të tjera

Web TV