Interpelanca me Lleshaj/ Halit Valteri: Jam këtu për lotët e një babai, kërkon drejtësi për djalin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga foltorja e Kuvendit deputeti Halit Valteri në interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj ka ngritur sot disa shqetësime. Në fjalën e tij Valteri tha se në interpelancë ishte për lotët e babait të Andi Malokut, i cili kërkon drejtësi nga ju.

“Lidhja me krimin është e vetmja përgjigje që japim. Krimi frikëson, por nuk ju mjafton as Roshi dhe as bandat e Damian nga veriu në jug. Po le të futemi në temë. Ju kujtoj atentatin që iu bë prokurorit Arjan Ndoja, ku shoferi i tij Andi Maloku humbi jetën pak orë më pas në spital.

Dhe unë këtu jam pikërisht për lotët e atij babait që erdhi më takoi e kërkon nga ju zbardhjen e vrasjes. Të vihen përpara drejtësisë përgjegjësit që ai njeri të qetësohet sadopak shpirtërisht.

Ju thoni shpesh se policia punon, policia zbardh, parandalon një përplasje mes bandave, por lidn pyetja a keni pasur informacione ju për këtë ngjarje, që do të kishte një përplasje mes bandave në Durrës?, u shpreh Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda...

Merr fund sot saga e zgjedhjeve, Komisioni Rregullator ‘vulos’ rezultatet e 11 majit

Komisioni Rregullator do t’i vendosë sot ‘kapak’ përfundimisht rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë mbledhjes që do të nisë në orën 11:30, Komisioni...

Lajme të tjera

Web TV