Intervista/ Klajdi Kuka: Nëse Dinamo rrëzohet në Kategorinë e Dytë, unë këtu e mbyll me futbollin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tronditëse mund të konsiderohen fjalët e portjerit të Dinamos, Klajdi Kukës, i cili ka thënë që nëse klubi kryeqytetas do të rrëzohet në Kategorinë e Dytë, atëherë ai nuk do të luajë më futboll.

Sipas lojtarit, blutë e kryeqytetit do të ringrihen shumë fort. “Të jem realist, nuk e mendoj fare rënien në të dytën dhe në qoftë se kjo ndodh (larg qoftë) jam i gatshëm ta mbyll këtu me futbollin. Ky është një bast që e kam me veten time.”- është shprehur Kuka, në një intervistë për gazetën “Fjala”.

Nga Katerina Tafa

Më tej ndërsa ka folur pak rreth projektit italin tek ekipi ku është pjesë që prej janarit të këtij viti, 30-vjeçari theksoi se brenda 2 ose maksimumi 3 viteve Dinamo do të jetë pjesë e Superligës, ndërsa ka shtuar se më në fund ky klub do të ketë ambientet e veta të stërvitjes. “Mendoj që brenda 2 ose 3 viteve maksimumi, në bazë të këtij projekti, do mund ta shohin sërish Dinamon në Superligë.

Investime janë duke u bërë në ambientet sportive, ku do të kemi hapësira ku të mund të stërvitemi, pasi për momentin akoma stërvitemi me ekipet e tjera që jemi në luftë direkte për mbijetesë, dhe kjo do të ishte pak e çuditshme si gjë në çdo vend të botës.”- deklaron ai.

Ndërsa ka folur për gjendjen e ekipit, portjeri tiranas theksoi se merkatoja e janarit ka dhënë frytet e veta, pasi sipas tij, përpara Dinamo ishte shumë keq dhe me shumë pak pikë. “Dihen problemet që kishte Dinamo që me nisjen e sezonit.

Nuk mund të them që isha unë ndryshimi, por i gjithë ndryshimi që u bë në merkaton e janarit ka dhënë frytet e veta. Ishim shumë poshtë me pikë, në krahasim me ekipet e tjera dhe tani mendoj se do të vendosin ndeshjet direkte.”- u shpreh ndër të tjera Klajdi Kuka.

Si ishte periudha gjatë karantinës për ty dhe ndikimi që pati në formën tënde?

Normal, ashtu si për të gjithë të tjerët, edhe për mua periudha e karantinës ishte mjaft e vështirë, edhe për faktin se stërvitja e portjerit është më specifike se e lojtarëve të tjerë, por më e rëndësishme ishte të mos shtoja në peshë.

Po skuadra si duket?

Ekipi nga dita në ditë është duke fituar formën fizike për të qenë sa më mirë në finalet e fundit të sezonit. Akoma nuk jemi i gjithë grupi i plotë, dhe normale që është pak e vështirë për ne.

A janë marrë masat e kërkuara për mbrojtjen ndaj COVID-19, na trego pak si bëhet stërvitja në këtë situatë?

Po, patjetër që janë marrë masat e nevojshme, në njëfarë mënyre duke na e vështirësuar shumë punën. Normal që është shumë ndryshe, sepse na mungojnë shumë përqafimet pas golave.

Çfarë të bindi të kaloje te Dinamoja?

Dinamo të bind vetëm me fanellë. Në momentin kur nisën bisedimet isha akoma brenda një kontrate, por presidenti i Turbinës u tregua zemërgjerë, duke më lënë lojtar të lirë dhe për këtë gjë dua ta falënderoj.

Sipas teje, si do ishte gjendja e skuadrës së Dinamos, nëse nuk do të ndodhte pushimi për shkak të koronavirusit?

E thashë edhe më lart, dhe dua ta theksoj se nuk jemi akoma grupi i plotë, por brenda kësaj besoj se do të kompletohemi.

Si duket ecuria e ekipit të Dinamos që nga janari, periudhë në cilën u bashkove dhe ti me ta?

Dihen problemet që kishte Dinamo që me nisjen e sezonit. Nuk mund të them që isha unë ndryshimi, por i gjithë ndryshimi që u bë në merkaton e janarit ka dhënë frytet e veta. Ishim shumë poshtë me pikë, në krahasim me ekipet e tjera dhe tani mendoj se do të vendosin ndeshjet direkte.

Dinamo është afër rrëzimit në Kategorinë e Dytë, çfarë do ta ndalonte këtë fundosje të skuadrës kryeqytetase?

Të jem realist, nuk e mendoj fare rënien në të dytën dhe, në qoftë se kjo ndodh (larg qoftë), jam i gatshëm ta mbyll këtu me futbollin. Ky është një bast që e kam me veten time.

Mes Dinamos dhe Tubinës, cili ekip ka për t’ia dalë që të mbijetojë dhe pse?

Midis dy ekipeve ka goxha ndryshim, për shkak të grupeve ku ndodhemi, sepse grupi i veriut luhet më shumë me futboll fizik.

Cilën nga skuadrat që ke luajtur deri tani vlerëson si më të mirën, dhe mendon se me të ke arritur më shumë?

Lexo edhe :  Këlliçi deklaron: Nuk bashkëjetoj me partneren, Ana Shkreli nuk është më…

Gjatë karrierës sime sigurisht vlerësoj shumë ekipin dhe qytetin e Beratit, pasi jo vetëm që ishte ekipi i parë ku unë luajta, por dhe arritëm të ngjiteshim nga Kategoria e Dytë brenda dy viteve në Superligë. Njerëzit atje ishin shumë të dashur, prandaj edhe sot e kësaj dite ruaj miqësi.

Të flasim pak për projektin italian. A do të mundet që ky projekt pas rreth 8 vitesh ta rikthejë Dinamon në pozitat ku duhet të ishte? Cilat janë investimet që po bëhen?

Mendoj që brenda 2 ose 3 viteve maksimumi në bazë të këtij projekti do të mund ta shohim sërish Dinamon në Superligë. Investime janë duke u bërë në ambientet sportive, ku do të kemi hapësira ku të mund të stërvitemi, pasi për momentin akoma stërvitemi me ekipet e tjera, që jemi në luftë direkte për mbijetesë, dhe kjo do të ishte pak e çuditshme si gjë në çdo vend të botës.

Mosha 30-vjeçare nuk mund të themi që është shumë e madhe, por njëkohësisht duhet theksuar se as një moshë e re nuk është për të luajtur futboll. Kur mendon se Klajdi do të largohet nga të luajturit futboll dhe cilat janë planet e pas kësaj faze, a do të mund të të shohim si trajner?

Periudha e karantinës ndikoi shumë tek unë dhe në mendimet për futbollin. E kuptova se sa i rëndësishëm është në jetën time, por nuk e mendoj që pas futbollit të vazhdoj të jem akoma pjesë e kësaj bote. E shikoj shumë të vështirë, sepse do shumë përkushtim dhe këtë përkushtim unë dua t’ia dhuroj familjes për të gjithë kohën që kemi humbur gjatë këtyre viteve.

A mendon se rikthimi i futbollit në kohën e koronavirusit ishte zgjedhja e duhur dhe pse?

Përderisa të gjitha vendet e lejuan futbollin, nuk kishte pse ne të bënim përjashtim, edhe pse kuptohet që duhet luajtur brenda të gjitha rregullave dhe duke qenë të kujdesshëm.

Kush është Klajdi Kuka

Klajdi Kuka është portjeri i afruar gjatë merkatos së janarit te skuadra e Dinamos dhe pritet të jetë një nga emrat kryesorë të këtij klubi. Kuka ka luajtur me një sërë skuadrash në vendin tonë, përfshirë edhe atë të Tiranës, ku dhe e nisi karrierën e tij në futbollin profesionist shqiptar.

Për 30-vjeçarin nga Tirana eksperienca më e bukur ka qenë me skuadrën e Tomorit, ku brenda dy viteve u bë e mundur të kalohej nga Kategoria e Dytë te Superliga. Vlera maksimale e kartonit të tij ka qenë me skuadrën e Tërbunit, kohë në të cilët kapte shifrat e 50 mijë eurove, ndërsa çmimin më të ulët e ka pasur në fillimet e tij me Tiranën, ku kushtonte vetëm 25 mijë euro.

Nuk dihet ende se kur do të jetë momenti që Kuka do t’i japë lamtumirën futbollit aktiv, por, sipas tij, kur të vijë koha do të jetë një ndarje nga çdo aspekt i botës së këtij sporti.

Dinamoja, kampionia e madhe që i mungon elitës së futbollit

KS Dinamo është një klub fubollistik shqiptar nga Tirana, i themeluar më 19 korrik 1950, dhe që nga viti 1995 deri më 1997 klubi ishte i njohur me emrin Olimpik. Pas atij viti klubi kryeqytetas rimori emrin Dinamo, të cilin e ka dhe aktualisht. Për një klub me histori të gjatë dhe emër të madh si Dinamo, vitet e fundit pa frikë mund të konsiderohen më të vështirat për 17 herë kampionin e Superligës shqiptare. Dinamo është duke vuajtur një periudhë shumë të vështirë, aq sa aktualisht mund të diskutohet edhe rrëzimi në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar. Blutë e kryeqytetit kanë rreth 8 vite tashmë që nuk po munden të rifuten në elitën e futbollit vendas dhe kjo është shumë e dhimbshme. Përveç Superligës, Dinamo numëron një sërë fitoresh të tjera, siç është marrja 15 herë e Kupës së Shqipërisë dhe 2 herë e Superkupës. Ky klub ia ka dalë të jetë pjesëmarrës në disa prej kompeticioneve kryesore evropiane, siç janë Europa dhe Champions League. Pavarësisht kësaj, që prej vitit 2012 Dinamo kishte humbur pozitat e deri diku edhe shpresën që do të mund të ringrihej. Ndërsa nëtetor të 2019-s skuadra u ble nga Marco Pontrelli (ish-president i Triestina në vitin 2014-2015) me qëllimin për ta rikthyer ekipin në nivelet më të larta, siç ishte para vitit 2012, duke emëruar menaxher Fabrizio Cammarata-n dhe drejtor sportiv Enzo Passarelli-n.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Milan dhe Roma ndajnë pikët në “San Siro”

Barazim 1-1 në sfidën mes Milanit dhe Romës në Serie A. Reijnders shënoi në minutën e 16-të, duke i...

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas Livias, Laerti nuk është afruar...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Lajme të tjera

Web TV