KPK e shkarkoi, Fatmira Hajdarit: I pritshëm. Avokati: Shkarkimi i paligjshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Vendim i pritshëm”. Kështu e ka komentuar vendimin e KPK për shkarkimin e saj nga detyra gjyqtarja Fatmira Hajdari.

Ndërsa avokati i saj Maks Haxhia tha se shkarkimi është i paligjshëm dhe do të apelohet. “Shkarkimi është i paligjshëm. Pasuria e saj justifikohet, prandaj vendimi do apelohet”, tha ai.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot gjyqtaren Fatmira Hajdari. Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës u përball të hënën në KPK me një sërë pyetjesh mbi transaksionet me pronat, me ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje dhe për një bilanc negativ që shkon më shumë se 52 milion lekë, sipas analizës financiare për të ardhurat dhe shpenzimet të bërë nga Komisioni.

Relatimi që zgjati 1 orë e 20 minuta, përfshiu po ashtu një sërë pasurish që sipas KPK nuk ishin deklaruar asnjëherë, përfshirë një ullishte dhe disa transaksione të djalit të Hajdarit në aksione kompanish që i ishin dhuruar pa kundërshpërblim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Botërori i Klubeve, cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Kampionët në fuqi të...

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania vendase Togg, në një përpjekje...

Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po...

Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Mediat e huaja raportojnë se...

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Lajme të tjera

Web TV