Më të varfrit e Europës, Shqipëria sërish me konsumin dhe të ardhurat më të ulëta për frymë në 2019

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër i Europës, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat për vitin 2019, shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane, më e ulëta në Europë (të dhënat për Kosovën nuk përfshihen).

Në raport me një vit më parë, kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar, çka tregon se Shqipëria ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që nënkupton një rritje më të shpejtë ekonomike se vendet e zhvilluara, me synim që të kapet mesatarja e të ardhurave të BE-së brenda një periudhe kohe.

Shqipëria është tashmë më e varfër edhe se Bosnjë Hercegovina, e cila ka mesatare 32% të Be-së në vitin 2019, ndërsa një vit më parë kishte të njëjtin nivel si Shqipëria. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues në 38%, Serbia (41%) dhe më e “pasura” në rajon është Mali i Zi, me 50% të mesatares së BE-së.

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien materiale të familjarëve, Shqipëria sërish mbetet e fundit, në 40% të mesatares së BE-së, nga 39% një vit më parë. Për Bosnjën, ky tregues është 42%, për Maqedoninë 43%, për Serbinë 49% dhe sërish më të lartin e ka Mali i Zi, me 60% të mesatares europiane.

Në BE, më e varfra është Bullgaria

Në Europë, në 2019, të ardhurat për frymë u luhatën midis 53% të mesatares Europiane në Bullgari dhe 261% në Luksembourg. 10 shtete anëtare kishin të ardhura për frymë mbi mesataren e BE-së.

Në treguesin e konsumit individual për frymë (AIC) nëntë Shtete Anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2019. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 35% mbi mesataren e BE-së. Gjermania ishte rreth 23% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Belgjika, Holanda, Finlanda, Suedia dhe Franca, të cilat regjistruan të gjitha nivelet midis 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së.

Lexo edhe :  Zhvillimi i pronave shtetërore me privatët, Korporata e Investimeve shtyn afatin

AIC për frymë për dymbëdhjetë shtete anëtare rezulton midis mesatares së BE-së deri në 25% më pak. Në Itali, Irlandë, Qipro, Spanjë dhe Lituani nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Portugalia, Çekia, Sllovenia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më pak. Polonia, Rumania dhe Greqia ishin midis 20% dhe 25% nën mesataren e BE.

Gjashtë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë, me mbi 25% nën mesataren e BE-së. Estonia ishte 25% më poshtë, Sllovakia, Letonia, Hungaria dhe Kroacia midis 25% dhe 35% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte AIC për frymë 41% nën mesataren e BE-së./Monitor

Të fundit

“Kategoria Superiore”: Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 20-të

Java e 20-të e kampionatit “Kategoria Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme. Këtë javë triumfuan Vllaznia, Egnatia, AF Elbasani...

Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen ‘Xibraka’! Rama paralajmeron padi Bardhit

Kryeministri Edi Rama paralajmeron padi për Gazmend Bardhin për krijimin e rrethanave të kallëzimit të rremë lidhur me akuzat e tij për lidhjen e...

Shpërthim në një pikë karburanti në Jemen, 10 të vdekur, 65 të plagosur

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 65 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një pikë karburanti dhe rezervuar karburanti në provincën...

Këngëtari tregon mes lotësh humbjen e nënës së tij: Po xhiroja klipin kur mësova lajmin

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, ka treguar momentin tronditës kur ka humbur nënën e tij. Në rrëfimin e tij në “S’e Luan...

‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij

Marian Pepa, shqiptari i arrestuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Artan Kaja para disa ditësh në Itali, ka thënë se do që të marrë dënimin që meriton për...

Lajme të tjera

Web TV