Nesër në orën 12:00 Transporti Ndërqytetas dhe Qytetas sërish protestë

19 qershor, ora 12:00 e gjen transportin ndërqytetas dhe qytetas sërish në protestë tek Bulevardi i Ri. I gjithë ky aksion vjen në vijimësi të të gjitha kërkesave të tyre që qeveria ende nuk i ka miratuar.

Madje kjo bëhet edhe në emër të “fatit” të transportit publik, për datën e aluduar nga qeveria si 22 qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve në një njoftim të shpërndarë për mediat.

Njoftimi i plotë

“Dëshirojmë t’ju informojmë se nesër, datë 19/06/2020, ora 12:00, përfaqësuesit zyrtar të sektorit të transportit ndërqytetës & qytetas të udhëtarëve, do të protestojmë e mbajmë konferencë për shtyp, duke u shprehur në një deklaratë të përbashkët. Për arsye të rrethanave dhe rregullave aktuale në fuqi, lajmërojmë se aktiviteti do të organizohet në adresën e theksuar më poshtë: Bulevardi i Ri, ish-stacioni i Trenit aty ku është Lokomotiva muze! Ju faleminderit për integritetin dhe profesionalizmin tuaj!”.

 

 

Bo.Ba/fjala.al