Si u dashurua Macron me mësuesen 25 vjet më të madhe (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me siguri e keni vënë re diferencën prej 25 vitesh në moshë që kanë presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte Trogneux. Mirëpo si janë njohur ata? Presidenti francez ishte vetëm 15 vjeç kur u njoh me gruan e tij, kur ishte nxënës i saj në shkollën e dramës dhe ajo lexonte shkrimet e tij për klasën. E çuditshmja është se ka qënë në klasë me vajzën e saj.

Brigitte Trogneux është më e vogla e gjashtë fëmijëve, e ardhur nga një familje e pasur që zotëron një kompani të prodhimit të çokollatës. Në qershor 1974 Trogneux u martua me bankierin Andre Louis Auziere me të cilin pati tre fëmijë

Shkrimtarja autobiografike e çiftit Anne Fulda, thotë në librin e saj se lidhja e tyre nisi kur Brigitte ishte ende e martuar me babain e tre fëmijëve të saj. Prindërit e Macron u tronditën nga zbulimi dhe hoqën djalin e tyre nga shkolla në Amiens, për të vazhduar arsimin në Paris.

Nëna e Macron i kishte thënë Brigitte: “Ti e bëre jetën tënde, por ai nuk mund të ketë fëmijë me ty”. Prindërit e Macron i kërkuan asokohe 40 vjeçares Trogneux të qëndronte larg nga djali i tyre derisa të mbushte 18 vjeç, sipas biografisë. Macron u martua me të në 2007 pasi martesa e Brigitte përfundoi në divorc. Tashmë Macron është njerku i tre fëmijëve të rritur të Brigitte, duke përfshirë dhe djalin e madh të saj Sebastien, që është dy vjet më i madh se Macron.

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV