Zbulohet skandali, policia falsifikon numrin e të vrarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej vitit 2015 në Shqipëri kemi një ulje të dukshme të numrit të të vrarëve. Dhe kjo cilësohet si një nga punët e  mira  të kësaj mazhorance që e mori shifrën e të vrarëve në 120 në vitin 2013. Por Flamur Noka deklaron se kjo shifër është e falsifikuar. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në grupin mediatik “FJALA”, Noka u shpreh se ekziston një zyrë falsifikimesh ku të dhënat falsifikohen për propagandë.

 -Zoti Noka, numërohen 50 të vrarë në vit ndërkohë që ju e latë me 120.

-Do të ta them unë… Unë e di se i kam informacionet. Këta kanë pasur porosi që në fillim, 50-55 t’i luhasin.

-Kjo është shumë e rëndë.

-Le të jetë e rëndë, a ka mundësi ta them unë?A i ke numëruar sa vrasje janë bërë që nga fillimi i vitit deri tani? Si ka mundësi që në fund të vitit ju dalin 50 këtyre? Është hera e parë ku pushteti ka një zyrë ku falsifikon të dhënat për propagandë.  Nuk e bën polici, e bën vullneti politik. Kemi denoncuar në parlament me emra. Ishte i vrarë, dhe në komunikatën e policisë thoshte u gjet i vdekur në kanal. Ai kishte plumba në trup. Për familjen ishte i vrarë, për policinë ishte i vdekur në kanal. Kemi pasur një rast në Babru, ai ishte i vrarë ndërkohë që policia e shënonte i vdekur në oborrin e një shkolle. Ndaj them që Shqipëria është në udhëkryq, se kur arrijnë të fasifikojnë dhe të vrarët, e kupton ku është problemi i Policisë së Shtetit? /Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=-VgFpDPXnE8

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV