Aksident i tmerrshëm për Alex Zanardi, kampioni paraolimpik u përplas me një maune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja me një kamion gjatë një prej fazave të stafetës që po zhvillonte në një aks rrugor, e ka aksidentuar rëndë kampionin paraolimpik Alex Zanardi dhe ka tronditur botën sportive. Sportisti i njohur, fitues i disa medaljeve është shtruar në spital në kujdesin intensiv.

Në një zbritje poshtë autostradës 146 në komunën e Pienza, në provincën e Sienës, erdhi dhe përplasja e tmerrshme me një maune që vazhdoi në drejtim të kundërt. Alex Zanardi lufton mes jetës dhe vdekjes, përsëri, për herë të dytë. Dhe përsëri shpejtësia dhe dashuria për sportin në fatin e tij bëhet thuajse fatale.

Ai ishte në shoqërinë e disa shokëve dhe po mbulonte kilometrat e fundit të njërës prej fazave të stafetave në biçikletën e modifikuar të cilës i jep me dorë. Ky është një mjet i rezervuar për atletët paralimpikë. Alex përplasi kokën dhunshëm, duke humbur kaskën.

Fillimisht i vetëdijshëm, ai u transportua me helikopter në spitalin Le Scotte në Siena, ku iu nënshtrua një ndërhyrje urgjente neurokirurgjikale përpara se të shtrohej në spital në kujdesin intensiv. Kushtet e tij, sipas një buletini të parë mjekësor, “janë jashtëzakonisht serioze”.

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV