Basha takim me qytetarët tek Unaza e Re: Ne do iu kthejmë qeverisjen shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe me përfaqësues të bizneseve në zonën e Unazës së Re.

Basha shprehet se Ramavirusi rriti papunësinë dhe mbylli bizneset, duke  shtuar se PD me ardhjen në pushtet do iu kthej qeverisjen shqiptarëve.

“Në Tiranë e kudo në Shqipëri situata po rëndohet çdo ditë e më shumë. Papunësia po rritet, bizneset po mbyllen e ndërsa qeveria duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë, ajo vijon me propagandën e ngopjes me lugën bosh.

Banorë dhe sipërmarrës të vegjël në zonën e Unazës së Re me të cilët bisedova sot, më treguan se e kanë të pamundur të shlyejnë dhe faturat, të cilat u kanë ardhur dyfish më të larta.

Tarifat vendore janë rritur, çmimet janë rritur, ndërsa të ardhurat kanë rënë. Shumë prej tyre, edhe pse u ka ardhur njoftimi se kanë përfituar pagën e dëmshpërblimit për muajt e karantinës, nuk e kanë marrë atë akoma”, shkruan Basha.

Sipas Bashës, në 7 vjet paratë e mbledhura nga taksat e rritura, Ramavirusi i çoi tek një grusht oligarkësh, ndërsa qytetarët në ditët e tyre më të vështira, i la në mëshirë të fatit.

“Sot, të gjithë e dinë se me RAMAVIRUSIN, situata për qytetarët vetëm do të rëndohet, ndërsa oligarkët, taksidarët dhe qeveritarët janë sulur të Kapin Ça të Kapin.

Kjo situatë do të marrë fund me bashkimin më të madh në këto 30 vite të shqiptarëve që duan ndryshimin. Të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve do të japin llogari deri në një.

Ne do t’u kthejmë qeverisjen qytetarëve. Ne do të bëjmë gjithçka për çlirimin dhe ringritjen e ekonomisë, për punësimin dhe mirëqenien e çdo shqiptari”, përfundon Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të...

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku...

“Një bombë është vendosur, do shpërthejë”/ Sekretari i Kuvendit zbulon mesazhin kërcënues

Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, e ka bërë të ditur përmbajtjen e mesazhit kërcënues që u dërgua sot në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ai nuk...

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar

Task Forca ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë kryeministri Edi Rama...

Pavarësia Algjerisë: Lindja e vetëdijes kombëtare, fundi i kolonializmit francez

5 korrik 1962 Më 5 korrik 1962, Algjeria shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Franca, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të përgjakshëm dhe më...

Lajme të tjera

Web TV