Krizë nga pandemia/ BE në korrik do të negociojë për buxhetin dhe fondin e rimëkëmbjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen në mesin e korrikut për të negociuar buxhetin afatgjatë të bllokut dhe planin për rimëkëmbje për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas një video-konference të liderëve të BE-së, tha se ata do të takohen në mes të muajit korrik, për të nisur “negociatat e vërteta”.

Është e rëndësishme që të vendosim për këtë çështje sa më shpejt që është e mundur

Qeveritë e BE-së po negociojnë për detajet e fondit të rimëkëmbjes pas pandemisë, që është në vlerë prej 750 miliardë eurosh. Ata po ashtu po bisedojnë rreth buxhetit shtatëvjeçar të bllokut, që kap shifrën prej 1,1 trilionë eurosh.

Fondi i rimëkëmbjes së BE-së ka për qëllim të ndihmojë shtetet që janë goditur më së keqi nga pandemia, por ka dallime të mëdha në mesin e shteteve rreth këtij fondi.

Shtetet si Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, po kundërshtojnë paketat e stimuilimit që përfshijnë grante dhe borxhe. Ata duan që këto grante, t’u jepen shteteve që plotësojnë disa kritere, shkruan rel.

Por, shtete si Italia dhe Spanja, po kërkojnë që BE-ja të japë grante pa pasur asnjë kusht për reforma makro-ekonomike.

Të fundit

Rama i dorëzon Mohammed bin Zayed Urdhrin e Madh të Mirënjohjes Publike

“Në filluam dëgjuam për Emiratet më pas erdhëm ta njohim, të vlerësonim njerëzit e saj. Kjo marrëdhënie është e...

Djali “sekret” i Vladimir Putin

Foto të reja të "djalit sekret" të Vladimir Putinit, Ivanit janë bërë publike. I vogli ka një ngjashmëri të habitshme me të atin, ndërsa...

Ditë e re, luftë e re: Pse po e bombardon Izraeli, Sirinë?

The Telegraph Sapo mbaron një luftë në Lindjen e Mesme, fillon një tjetër . Izraeli duket se hapi një front të ri lufte, duke u kthyer...

Asgjësohen mbi 3 mijë bimë narkotike, procedohen dy kryepleq në Shkodër dhe roja

Policia e Qarkut Shkodër ka zbuluar dhe asgjësuar gjithsej 3 mijë e 126 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, gjatë kontrolleve intensive në terren, të zhvilluara...

Përplasja Lapaj-Shabani, Ana Dajko mund të rrëmbejë mandatin nëse s’ka ‘paqe’

Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani kanë edhe pak orë kohë ta zgjidhin krizën mes tyre. Nga dita e nesërme, komisioneri Celibashi ka të drejtë...

Lajme të tjera

Web TV