Rihanna dhe kreu i Twitter dhurojnë 15 mln $ për bamirësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rihanna vazhdon të ndriçojë njësoj si një diamant. Këngëtarja dhe sipërmarrësja 32 vjeçare, në një përpjekje të përbashkët të iniciuar bashkë me kreun e Twtitter, Jack Dorsey dhe inciativë e tij #SmartSmall, kanë dhuruar 15 milionë dollarë për Fondacionin Clara Lionel, para që do të shkojnë në shërbim të shëndetit mendor në këto kohë sfidash të mëdha, trazirave sociale, protestave dhe situatës së koronavirusit.

Këngëtarja u shpreh në një deklaratë për fondacionin: “Padrejtësitë racore, të diktuara nga ky sistem, kanë dëmtuar shëndetin mendor dhe kanë patur një impakt të frikshëm tek secili prej nesh dhe familjet përqark Amerikës”.

“Edhe pse disa shtete po përjetojnë lehtësimin e kufizimeve nga pandemia, sërish miliona amerikanë vazhdojnë të përballen me sfida duke nisur nga shëndeti i tyre, mendor dhe ekonomik” shprehet 32 vjeçarja. 15 milionë dollarë do të shkojnë për kurimin e shëndetit mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve, sikurse edhe për shërbimin ndaj fëmijëve në nevojë, studentëve në rrezik dhe të rinjve, pjesë e komunitetit LGBTI” përfundon Rihanna teksa sqaron nevojën për të dhuruar shumën e majme bashkë me themeluesin e CEO-n e Twitter./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Berisha: Grant 30 mijë që të rinjtë të blejnë shtëpi, nuk ka të ardhme pa ta

Kreu i PD, Sali Berisha, nga njësia 4 në Tiranë, ku prezantoi programin e PD, tha se do të...

Rama, me të rinjtë e Shkodrës: Me Benet Becin qëlluat në kokë! Gjetëm njeriun e duhur

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë shkodranë, pak minuta pas fjalimit që mbajti në pallatin e sportit para grave dhe vajzave...

Albulena Haxhiu nuk heq dorë: Nëse nuk votohet kryetari i Kuvendit, zgjedhje të reja!

Albulena Haxhiu ka reaguar pas dështimit të radhës për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Deputetja e Vetëvendosjes duket se nuk ka ndërmend të...

Agron Shehaj fushatë në Shkodër: Nuk kam pranuar asnjë lloj pazari, votoni ndryshimin!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ishte sot në takim me banorët në Shkodër, ku shpalosi një pjesë të programit të forcës politike që...

Mourinho dhe Cristiano në një skuadër? Po, mund të ndodhë në 2026

Federata portugeze e futbollit po shqyrton seriozisht emërimin e Jose Mourinho si trajner i luzitanëve përpara Kupës së Botës 2026. Kjo do të ishte një...

Lajme të tjera

Web TV