Sampdoria, Ranieri: Serie A e falsifikuar, ata me Covid-19 do vuajnë

"Do të jetë një kampionat i shtrembëruar, anomal, por duhet të përfundojë për shkak të forcës madhore"

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga kolonat e gazetës italiane Corriere dello Sport, trajneri Claudio Ranieri e ka ka cilësuar kampionatin e këtij sezoni si të falsifikuar. Në diskutimin për rifillimin e Serisë A, tekniku roman ka thënë se skuadrat e prekura nga pandemia, do jenë më të disavantazhuara.

“Do të jetë një kampionat i shtrembëruar, anomal, por duhet të përfundojë për shkak të forcës madhore. Pra, le ta përfundojmë dhe të shikojmë se ku do shkojmë. Kemi edhe dy muaj shumë intensivë përpara. Sampdoria ishte një nga skuadrat më të prekura nga virusi. Unë shoh këta djem që janë duke luftuar më shumë se të tjerët për tu rikuperuar, e mund të mos ishte kështu nëse nuk do goditeshim nga Covid-19” tha Ranieri.

Trajneri roman shpreson që tifozët të jenë në gjendje të rikthehen sa më shpejt në stadiume.

“Fillojmë futbollin përsëri dhe do shohim se çfarë ndodh, por pa tifozët do të jetë e tmerrshme. Publiku në një lojë futbolli është gjithçka. Pasja e tifozëve pranë nesh do të ishte e rëndësishme për sigurinë pavarësisht të gjithave. Shpresoj se ata mund të kthehen shpejt: Të luash me dyer të mbyllura është si një shfaqje teatri pa një audiencë” tha Ranieri. Samp i tij është në pritje të një konfrontimi shumë të vështirë të dyfishtë, së pari me Interin dhe më pas me Romën.

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV