“Cenohet sovraniteti nëse zgjedhjet serbe mbahen edhe në Kosovë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë kundërshtohet fort nga Lëvizja Vetëvendosje.

VV-ja sqaron se kjo lëvizje e Serbisë paraqet cenim të “integritetit dhe sovranitet shtetëror të Kosovës”, pasi sipas kësaj lëvizjeje opozitare, Serbia me këtë rast po e trajton Kosovën “efektivisht si pjesë të saj”.

“Serbët e Kosovës me 21 qershor nuk do të votojnë si votues jashtë vendit me shtetësi të dyfishtë duke votuar përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, por si shtetas brenda Serbisë dhe në qendra të votimit të hapura nga autoritet serbe nëpër komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, të postuar në rrjetin social Facebook.

Sipas kësaj lëvizjeje, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, me lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve ka legjitimuar pretendimet e Serbisë.

“Është përpjekje tinëzare e Qeverisë së përmbytur në varësinë nga Lista Serbe, se kinse nuk po votohet në Kosovë, por vetëm po grumbullohen votat nga OSBE. Qeveria e demaskuar tashmë po përpiqet të maskojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, që do të mbahen sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë, të organizuara nga autoritetet e saj në mes të ditës dhe në kundërshtim të hapur me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e LVV-së.  la.mi/Fjala.al

Të fundit

Detektivët sekretë të picës napolitane: Si e ruan Italia “sekretin” e një recete botërore

Nëse ka një ushqim që bashkon botën, ajo është pica. Por ndërsa versione të saj lulëzojnë në çdo cep...

Berisha shfrenon fantazinë: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë

Kreu i PD Sali Berisha e ka shfrenuar sot fantazinë, duke u shprehur se ministri i Jashtëm ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të ndryshojnë raportin...

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon për herë të parë Mickoski: Nuk i vura re

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë. Në fundjavë, gjatë ndeshjes mes...

Shalqinjtë kalben në fushat e Myzeqesë, s’ka treg për shitje

Fermerët e zonave të Frakullës dhe Kafarajt në Fier shprehin revoltën për situatën e vështirë ku gjenden, pasi shalqiri, kultura kryesore, ka mbetur pa shitur dhe...

1969 – Zhvillohen bisedimet e fshehta të paqes për Luftën e Vietnamit

Në vitin 1969, gjatë periudhës më të tensionuar të Luftës së Vietnamit, u zhvilluan bisedime të fshehta në Paris, në përpjekje për të gjetur...

Lajme të tjera

Web TV