Homazhet për Moikom Zeqon/Majko kujton: Ai ishte më i veçanti

Në homazhet që po zhvillohen në nder të shkrimtarit Moikom Zeqo, ka qenë prezent edhe ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

 

Ky i fundit veçoi figurën e publicistit Moikom Zeqos si një ndër politikanët më të veçantë në grupin parlamentar të PS në vitet 92-96. Majko kujton se ai do të mbetet për të një shok jo i zakonshëm por më i miri nga të gjithë.
Për Majkon duket se ishte një nder i veçantë që Zeqo ka qenë pjesë e Partisë socialiste.
Postimi i plotë

Për mua ai mbetet shok, mik, është pjesë e asaj që kur ne flasim për grupin parlamentar të PS, kam në mendje grupin më të mirë që kemi pasur atë të 92-96, e Moikomi ishte një ndër më të veçantët e atij grupi, nuk e them se i tillë është rasti, por i tillë ishte, Moikomi s’ishte thjesht një politikan i mirë por mbi të gjitha njeri i mirë“.

 

 

Bo.Ba/fjala.al