Mustafa nis përgatitjen e “përjashtimit” nga LDK të Vjosa Osmanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja Demokratike e Kosovës do të ndëshkojë Vjosa Osmanin dhe dy deputetët e tjerë të saj që votuan kundër rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe nuk votuan qeverinë e Abdullah Hotit, nënkryetar i LDK-së. Këtë e ka bërë të ditur numri dy i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri.

Isa Mustafa, ditë më parë në një emision televiziv tha se personat që dalin kundër vendimeve të partisë, statuti ua ndalon të kenë poste drejtuese brenda LDK-së.

E nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, tha për Kosova Press se kryetari Isa Mustafa, asnjëherë nuk e ka zbatuar nenin 14 të statutit të partisë, ku flitet për përjashtime të atyre që kanë qëndrime të kundërta me partinë.

 

Nëse ish respektuar neni 14 i statutit atëherë kish me prekë shumë njerëz kjo pikë e statutit. Zotëri Mustafa nuk e ka zbatuar asnjëherë këtë pikë statuti, mbetët me pa ditëve në vijim se çfarë do të ndodhë

Brenda LDK-së për masat që do t’i ndërmarrin, Muhaxheri, u shpreh se diskutimet kundrejt qëndrimeve të 3 deputetëve që nuk votuan qeverinë Hoti do t’i shohin ditëve në vijim.

Jo nuk është biseduar për masat, ka zëra kritikë për qëndrimet e këtyre 3 deputetëve ndaj Qeverisë që udhëheq sot Lidhja Demokratike. Po besoj që ditëve në vijim diskutimet do të shkojnë duke pasur arsye më të madhe dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Çoi në SPAK dyshen Meta-Kryemadhi / Gazetari zbulon kush ua bëri “puçin”

Gazetari Artan Hoxha thotë se SPAK është duke hetuar në tre dosje çiftin Meta-Kryemadhi, ndonëse ndaj tyre nuk ka...

Protesta e Rithemelimit para bashkisë, policia ndalon dy persona me lëndë piroteknike

Policia ka ndaluar dy persona në protestën e Rithemelimit që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës, pasi u janë gjendur lëndë piroteknike. Më herët protestuesit...

A mund të bjerë Rama nga një emision televiziv?

Nga Artur Ajazi Kujtojnë se, duke nisur “habere” lart e poshtë, madje duke u ndalur edhe tek emisionet e RAI-t, duke përgojuar vendin dhe baltosur...

Çfarë ndodhi? Arrestohet ministri i Bujqësisë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Gjykatësi vendosi kushtin e Solskit në 1.9 milionë dollarë, raporton Reuters. Solski mohon akuzat, të cilat lidhen me blerjet nga viti 2017 deri në 2021,...

Greqia do t’i dërgojë sisteme mbrojtje ajrore ukrainës? Reagon kryeministri Mitsotakis

Kryeministri Kyriakos Mitstoakis tha se Greqia nuk mund t'i ofrojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore si Patriots ose S-300, duke iu përgjigjur presionit nga...

Lajme të tjera

Web TV