Rritet siguria për avionët që ngrihen dhe ulen nga Rinasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hyn në fuqi rregullorja me kriteret e reja për certifikimin e sigurisë të avionëve të regjistruar në Shqipëri. Çdo avion i regjistruar në vendin tonë apo që është i regjistruar në një vend tjetër dhe përdoret nga operatorët shqiptarë, duhet të plotësojë kërkesat teknike të sigurisë të përcaktuara sipas kësaj rregullore.

Këto kritere për certifikimin e sigurisë do të vlejnë edhe për avionët të marrë me qira që janë regjistruar në një vend tjetër dhe mbikëqyrja rregullatore nuk i është deleguar Shqipërisë.

“Vazhdueshmëria e vlefshmërisë ajrore të avionëve nënkupton të gjitha proceset që sigurojnë se në çdo kohë në jetën e tij operuese avioni është në përputhje me kërkesat e vlefshmërisë ajrore në fuqi dhe është në gjendje për operim të sigurt”, thuhet në urdhrin e ministres Belinda Balluku për miratimin e rregullave të reja.

Rregullorja e re “Mbi vazhdueshmërinë e vlefshmërisë ajrore të avionit dhe produkteve, pjesëve dhe pajisjeve aeronautike dhe mbi miratimin e organizatave dhe personelit të përfshirë në këto detyra” është botuar në fletoren zyrtare. Kërkesat për autoritetin kompetent për lëshimin e licencave për mirëmbajtjen e avionëve sipas kësaj rregullore do të zbatohet nga 1 tetori 2020. Ndërkohë kërkesat për kualifikimin e stafit certifikues do të zbatohen nga 1 tetori 2021.

Objekti i zbatimit të Rregullores

Kjo rregullore përcakton kërkesat teknike dhe procedurat administrative për sigurimin e vazhdueshmërisë së vlefshmërisë ajrore të avionëve, si për ata që janë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, përveç nëse mbikëqyrja rregullatore e sigurisë operacionale e të cilëve është transferuar në një vend të tretë dhe të cilët nuk janë përdorur nga një operator shqiptar; të regjistruar në një vend të huaj ose të tretë, sipas parashikimeve të Marrëveshjes Shumëpalëshe dhe që përdoren nga një operator i Republikës së Shqipërisë, kur mbikëqyrja e tyre rregullatore e sigurisë operacionale është deleguar në Republikën e Shqipërisë; të avionëve të regjistruar në një vend të tretë dhe komponentëve që do të instalohen në ta, për të cilët mbikëqyrja rregullatore e sigurisë operacionale, nuk i është deleguar Shqipërisë ose një vendi anëtar të ZPEA-së, të cilët janë marrë me qira të thatë nga një transportues ajror i licencuar në përputhje me urdhrin e ministrit nr. 17, datë 2.9.2010, “Mbi rregullat e zbatueshme të operimit në fushën e shërbimeve ajrore”, i ndryshuar nga urdhri nr. 14,datë 9.9.2011 .

Kërkesat e vazhdueshmërisë së vlefshmërisë ajrore

Vazhdueshmëria e vlefshmërisë ajrore e avionit e referuar në nenin 1 (a) dhe e komponentëve që instalohen në të do të sigurohen në përputhje me dispozitat e aneksit I të kësaj rregulloreje.

Organizatat dhe personeli i përfshirë në vazhdueshmërinë e vlefshmërisë ajrore të avionit të referuar në nenin 1 (a) dhe komponentët që instalohen në të, duke përfshirë mirëmbajtjen, do të jenë në përputhje me aneksin I dhe sipas rastit me dispozitat e specifikuara në nenet 4 dhe 5.

Me përjashtim të paragrafit 1, vazhdueshmëria e vlefshmërisë ajrore e avionit të referuar nënenin 1 (a) që ka një leje për të fluturuar, do të sigurohet mbi bazën e marrëveshjeve specifike tëvazhdueshmërisë së vlefshmërisë ajrore siç përcaktohet në lejen për të fluturuar të lëshuar në përputhje me aneksin I (pjesa 21) të urdhrit të ministrit përgjegjës për transportet nr. 326, datë29.8.2019, “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e rregullave zbatuese të vlefshmërisë ajrore dhe të certifikimit mjedisor të mjeteve fluturuese dhe të produkteve që kanë lidhje me to, pjesëve dhe pajisjeve, si dhe për certifikimin e organizatave të projektimit dhe prodhimit”, përafron rregulloren e BE-së nr. 748/201.

Programet e mirëmbajtjes të miratuara në përputhje me kërkesat e zbatueshme para datës sëhyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje, do të pranohen se janë miratuar në përputhje me kërkesat epërcaktuara në këtë Rregullore.

Vazhdueshmëria e vlefshmërisë ajrore e avionit, referuar në nenin 1 (b) dhe ekomponentëve për instalimin në të do të sigurohet në përputhje me dispozitat e aneksit Va.

Miratimet e organizatës së mirëmbajtjes

Miratimet e organizatës së mirëmbajtjes do të lëshohen në përputhje me dispozitat e aneksit I, nënpjesa F ose aneksit II.

Miratimet e mirëmbajtjes të lëshuara ose njohura në përputhje me kërkesat dhe procedurat e JAA dhe të vlefshme para hyrjes në fuqi të urdhrit të ministrit përgjegjës për transportet nr. 110, datë 2.10.2012, “Për miratimin e rregulloreve mbi vlefshmërinë ajrore të produkteve, pajisjeve aeronautike dhe pjesëve të avionëve, si dhe miratimin e organizatave dhe personelit të përfshirë në këto detyra”, do të pranohen se janë lëshuar në përputhje me këtë Rregullore.

Lexo edhe :  I sekuestrohen 134 celularë dhe aksesorë, arrestohet 61-vjeçari në Sarandë

Personeli i kualifikuar për të kryer dhe/ose kontrolluar një test jodestruktiv të vazhdueshmërisë së vlefshmërisë ajrore të strukturave dhe/ose komponentëve të avionit mbi bazën e çdo standardi të njohur para hyrjes në fuqi të urdhrit të ministrit përgjegjës përtransportet nr. 110, datë 2.10.2012, që ofron një nivel ekuivalent kualifikimi, mund të vazhdojë të kryejë dhe/ose kontrollojë këto teste.

Certifikatat e lejimit në shërbim dhe certifikatat e autorizuara të lejimit të lëshuara para datës së hyrjes në fuqi të urdhrit të ministrit nr. 110, datë 2.10.2012, nga një organizatë mirëmbajtjeje e miratuar sipas kërkesave të një vendi të ZPEA-së do të konsiderohen si ekuivalente me ato të kërkuara sipas pikave M.A.801 dhe M.A.802 të aneksit I (pjesa M) respektivisht.

Certifikimi i stafit

1.Stafi certifikues do të kualifikohet në përputhje me dispozitat e Rregullores.

2.Çdo licence e mirëmbajtjes së avionit dhe, nëse ka, kufizimet teknike të lidhura me atë licence, të lëshuara ose njohura në përputhje me kërkesat dhe procedurat e JAA dhe të vlefshme në kohën e hyrjes në fuqi të urdhrit të ministrit nr. 110, datë 2.10.2012, do të konsiderohet se është lëshuar në përputhje me këtë Rregullore.

Stafi certifikues që mban një licencë të lëshuar në përputhje me aneksin III (pjesa 66) në një kategori/nënkategori të dhënë vlerësohet se ka privilegjet e përshkruara në pikën 66.A.20 (a) të të njëjtit aneks që i korrespondon një kategorie/nënkategorie të tillë. Kërkesat e njohurisë bazë që i korrespondojnë këtyre privilegjeve të reja do të konsiderohen si të përmbushura për qëllim të shtrirjes së kësaj licence në një kategori/nënkategori të re.

Stafi certifikues që mban një licencë duke përfshirë avionin që nuk kërkon një kategorizim individual të tipit, mund të vazhdojë të ushtrojë privilegjet e tij deri në rinovimin ose ndryshimin e parë, ku licenca do të konvertohet duke ndjekur procedurën e përshkruar në pikën 66.B.125 të aneksit III (pjesa 66) për vlerësimet e përcaktuara në pikën 66.A.45 të të njëjtit aneks.

Raportet e konvertimit dhe raportet e ekzaminimit të krediteve që pajtohen me kërkesat e zbatueshme para urdhrit të ministrit nr. 110, datë 2.10.2012, do të konsiderohen se janë në pajtim me këtë Rregullore.

Për sa kohë nuk i janë shtuar kësaj rregulloreje kërkesa specifike për personelin e certifikimit të komponentëve, kërkesat e parashikuara në ligjet kombëtare në fuqi në Republikën e Shqipërisë do të vazhdojnë të zbatohen, përveçse për organizatat e mirëmbajtjes të gjendura jashtë Bashkimit Evropian, ku kërkesat do të miratohen nga Agjencia/ose AAC-ja, sipas përcaktimeve të Marrëveshjes Shumëpalëshe.
Kërkesat e trajnimit

1.Organizatat e përfshira në trajnimin e personelit, referuar në nenin 5, do të miratohen nëpërputhje me aneksin IV (pjesa 147), për të pasur të drejtën a) për të kryer kurset e njohura të trajnimit bazë; b) për të kryer kurset e njohura të trajnimit të tipit; c) për të kryer ekzaminime; d) për të lëshuar certifikata trajnimi.

Çdo miratim i organizatës së trajnimit për mirëmbajtjen, i lëshuar ose njohur në përputhje me kërkesat dhe procedurat e JAA dhe i vlefshëm në kohën e hyrjes në fuqi të urdhrit të ministrit nr. 110, datë 2.10.2012, “Për miratimin e rregulloreve mbi vlefshmërinë ajrore të produkteve, pajisjeve aeronautike dhe pjesëve të avionëve, si dhe miratimin e organizatave dhe personelit tëpërfshirë në këto detyra”, do të vlerësohet se është lëshuar në përputhje me këtë Rregullore.

Kurset e trajnimit të tipit, të miratuara para miratimit të programit minimal të trajnimi të kategorizimit të tipit të stafit certifikues, në të dhënat e përshtatshme operacionale, për tipinpërkatës, në përputhje me urdhrit të ministrit përgjegjës për transportet nr. 326, datë 29.8.2019,“Për miratimin e rregullores për përcaktimin e rregullave zbatuese të vlefshmërisë ajrore dhe të certifikimit mjedisor të mjeteve fluturuese dhe të produkteve që kanë lidhje me to, pjesëve dhe pajisjeve, si dhe për certifikimin e organizatave të projektimit dhe prodhimit”, për afron rregulloren e BE-së nr. 748/2012, do të përfshijnë elementet përkatëse të përcaktuara në pjesën e detyrueshme të këtyre të dhënave të përshtatshme operacionale jo më vonë se data 18 dhjetor 2017 ose brenda dy viteve pasi të dhënat e përshtatshmërisë operacionale të jenë miratuar, cilado të jetë e fundit./Monitor

Të fundit

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313/ Ja si e kalon kohën presidenti i PL-së

Gazetarja Anduena Llabani, ishte e ftuar në një studio për të folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK. Ajo tha se...

Hetimi ndaj Metës, Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie….

Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuço, i ftuar në një studio televizive, tha se në hetimin ndaj Metës lidhur me lobimin në SHBA...

Lajme të tjera

Web TV