A është të fituarit gjithçka? Një foto që flet sa njëmijë fjalë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A është të fituarit gjithçka? Kjo është një pyetje që bëhet sot në rrafshin e sportit dhe përtej idesë se gjithçka bëhet për të fituar, ka edhe sportistë që, me veprimet e tyre, kanë ofruar një këndvështrim tjetër.

I tillë është edhe rasti i atletit spanjoll, Ivan Fernandez, i cili ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm. Edhe pse ngjarja ka ndodhur para thuajse 8 vitesh, në dhjetor të 2012-ës, gjesti i spanjollit rikthehet herë pas here në rrjetet sociale për të na kujtuar vlerat njerëzore.

Në foton që shoqëron këtë shkrim, shihet atleti Abel Mutai, që përfaqëson Kenian, që ishte vetëm pak metra nga vija e finishit të garës së krosit. Por, duke qenë se gara zhvillohej në Spanjë, ai ishte i paqartë për tabelat shpjeguese të garës, duke kujtuar se e kishte përmbyllur garën dhe duke ndalur hapat.

Duke e kuptuar se ç’po ndodhte, të pranishmit dhe vetë Fernandezi i thërritën kenianit të vazhdonte vrapimin. Por Mutai nuk dinte spanjisht dhe atleti vendas nisi ta shtynte kenianin drejt vijës së finishit.

Duke ia kështu dhënë atij fitoren, kur fare mirë mund ta kishte fituar vetë shkallën më të lartë të podiumit. Pas garës, një gazetar e pyeti Ivanin se pse e kishte bërë atë veprim kur mund ta fitonte vetë garën.

“Ëndrra ime është që, një ditë të bëjmë një jetesë të harmoni në komunitet”, – u përgjigj atleti, asokohe 24 vjeç. Por gazetari këmbënguli: “Po pse e le kenianin të fitonte?”. “Unë nuk e lashë atë të fitonte sepse ai po i drejtohej fitores”, – u përgjigj spanjolli.

Gazetari këmbënguli sërish, duke i thënë: “Po ti mund të kishe fituar!”. Atëherë, Ivan Fernandezi i hodhi një vështrim dhe i tha: “Po cila do të ishte merita e fitores sime? Çfarë nderi do të kishte ajo medalje?

Lexo edhe :  Danilo sulmon Juventusin: Nuk është më një familje, ndaj vuajnë

Çfarë do të mendonte ime më për këtë gjë?” Fotoja shoqëruese e këtij shkrimi u shpërnda menjëherë plot 81,000 herë si dhe mori mbi 136,500 pëlqime dhe tërhoqi mbi 8,000 komente në rrjetet sociale. Por, i vetmi person të cilit nuk i bëri përshtypje gjesti i atletit spanjoll, ishte trajneri i tij.

“Ky gjest e ka bërë atë një njeri më të mirë, por jo një atlet më të mirë, – i tha Martin Fiz të përditshmes spanjolle “El Pais”. – Ai shkoi dëm një mundësi të mirë. Të fituarit të bën një atlet më të mirë. Duhet të dalësh atje e të fitosh.”/Bl.Ba/Fjala.al

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Q-23xtM3gnE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Të fundit

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e...

Lajme të tjera

Web TV