LDK e shkarkoi, Vjosa Osmani i paralajmëron: Shihemi në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi të shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti. Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK-së dhe nënkryetare e saj, megjithatë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, vendosi të shkarkojë Osmanin.

Menjëherë pasi LDK-ja njoftoi për shkarkimin e Osmanit, kjo e fundit reagoi përmes një postimi në Facebook.

Në reagimin e saj, Osmani falënderoi 53 anëtarët që nuk votuan pro shkarkimit të saj, ndërsa për pjesën tjetër të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ajo u tha shihemi në garën zgjedhore së shpejti.

“I falenderoj 53 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që nuk u bënë pjesë e këtij diferencimi politik. Ndërsa për diferencuesit e sotëm, shihemi në garën zgjedhore së shpejti. E aty do ta shohim se kush do të fitojë kur të dalim para qytetarëve”, shkroi Osmani.

Më tej ajo thekson se, “Gara e vërtetë është para qytetarëve, edhe pse shumica dërmuese prej jush diferencues, jeni aq frikacakë sa nuk do të guxoni të dilni në atë përballje, por sërish do të fshiheni prapa dikujt tjetër. Por përballja e madhe do të ndodhë. Mua më ka ngritur populli dhe vetëm ai do të mund të më rrëzojë”.

Osmani u shkarkua me 70 vota pro nga 95 sa kishin votuar në Këshillin e Përgjithshëm. 16 ishin shprehur kundër e nëntë kishin abstenuar. 28 nuk kishin pranuar të merrnin pjesë në votim.

Propozimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga këto pozita erdhi nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë me arsyetimin se Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë, duke mos votuar qeverinë e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel...

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

Lajme të tjera

Web TV