MIE jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis transporti detar i pasagjerëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar sot se bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme Detare është duke punuar për të bërë të mundur rifillimin gradual dhe të sigurt të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve.

Në një njoftim për mediat Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se duke nisur nga dita e hënë, 22 Qershor 2020, do të lejohen të gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë:

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare po punon për të bërë të mundur rifillimin gradual dhe të sigurt të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve.

I gjithë ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare.

Duke marrë në konsideratë kërkesat e operatorëve të licensuar në transportin detar të pasagjerëve dhe deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, për heqjen e kufizimeve të udhëtimit  duke filluar nga 1 Korrik 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke nisur nga dita e hënë, 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.

Në këtë situatë të re, përgjegjësia do të jetë shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrimit për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë.

Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë.

Lexo edhe :  Pjesëmarrje e ulët në votime, shqiptarët “refuzojnë” politikën

Drejtoria e Përgjithshme Detare do të monitorojë zbatimin e të gjitha masave si dhe planin e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar, të miratuar me Urdhërin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe portet detare në vend është e angazhuar për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në mënyrë që të garantohen lundrime të sigurta duke mos cenuar sigurinë e shëndetit të punonjësve të sektorit dhe të pasagjerëve.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton...

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Dash Sula, ka rrëfyer një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së. "Unë i jam drejtuar me...

Votat e Diasporës, PS pranë përmbysjes së rezultatit në bastionin historik të demokratëve

Procesi i numërimit të votave të Diasporës vijon, me theks të veçantë te ato të ardhura nga Greqia. Deri më tani, Partia Socialiste ka...

Burrat kanë 2 herë më shumë gjasa të vdesin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për dhimbjen psikologjike të një zemre të thyer - libra, këngë dhe filma të panumërt janë shkruar dhe...

Lajme të tjera

Web TV