Avokati shumë i njohur në qytetin e Vlorës, e jo vetëm, Kujtim Cakrani është dhunuar mëngjesin e sotëm nga dy persona.
Ishte vetë ai që ka bërë denoncimin në polici, ndërsa ka theksuar se është ofenduar e më pas qëlluar nga këta persona.
Cakrani dyshohet të jetë dhunuar për shkak të detyrës dhe mësohet se i është kërkuar që të heqë dorë nga një çështje, që lidhet me rrëmbimin e një personi.
Ai është avokati që mbrojti në gjyq Mihal Kokëdhimën, pronarin e ish-hotelit “Panorma”, i cili dhunoi turistët spanjollë.ka.ta/Fjala.al/