Kryenegociatori Zef Mazi takim me Metën në Presidencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin e Shqipërisë për negociatat me BE-në Zef Mazin në orën 12:00 në Presidencë.

Zef Mazi është zgjedhur kryenegociator i Shqipërisë në negociatat e vendit tonë për integrimin në Bashkimin Europian.

Vetë kryenegociatori Mazi e paralajmëroi më herët këtë takim, duke thënë se bashkëpunimi me Presidentin do të jetë në mënyrë konstante.

“E fillova këtë post pas vendimit të qeverisë në distancë për shkak të Covid. Lëvizjen në Evropë filluan pardje dhe dje është dita e parë e punës këtu në zyrë. Me Presidentin e Republikës unë njihem, e kam pasur dhe kryeministër dhe ministër të jashtëm dhe ai më njeh. E vlerësoj çfarë ka thënë për profesionalizmin tim.

Bashkëpunimi me Presidentin do të jetë në mënyrë konstante, është pjesë e institucioneve kryesore që drejtojnë shtetin tonë dhe unë do të mbaj kontakte me të.

Nuk kam pasur mundësi fizike të konstatoj me të, por do të jetë në 2-3 ditët e para të punës sime, nesër, ditën e hënë, në varësi të orarit që ka Presidenti. Lidhur me pikat e Presidentit, detyra ime nuk është të komentoj, por të zbatoj mandatin si kryenegociator”, tha Mazi.

Kryeministri Edi Rama përmes një konference për mediat ka prezantuar ditë më parë kryenegociatorin  në MEPJ të Shqipërisë për në BE Zef Mazin.

Rama tha se Zef Mazi ka shërbyer për shumë vjet për Shqipërinë, si dhe ka punuar edhe për institucionet ndërkombëtare.  Më tej, Rama u shpreh se Zef Mazi ndër të tjera është parë si kandidat për president të Republikës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV