“Kryesori është në kërkim”, flet babai i 20-vjeçares së p*rdhunuar nga vëllezërit kuksianë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milazim Berisha, babai i 20-vjeçares me probleme mendore nga Kosova, e cila është përdhunuar nga dy vëllezër në Kukës pas zhdukjes ka treguar se vajza e tij ka kaluar ditë shumë të rënda.

Përdhunimin e 20-vjeçares e ka konfirmuar edhe babai i saj, Milazim Berisha për Gazetën Sinjali. Ai ka thënë se vajza e tij aktualisht është në gjendje jo të mirë, ndërsa ka shtuar se një person tjetër, që sipas tij është i dyshuari kryesor, është ende në kërkim.

“Gjendja e saj njëherë mirë jo. E kanë marrë do të Kukësit atje dhe çka po di unë ato mënyrat e tyre çka kanë dashtë me bë. Atje i kanë nxënë. Dy i kanë burgosë dje edhe njëri është në kërkim. Ai bash kryesori është në kërkim”,-ka thënë Milazim Berisha.

Ai ka treguar se vajza është kthyer mbrëmë në Kosovë dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“E kanë pru mbrëmë. Në ora 02:00 të mëngjesit jam kthy në shtëpi. Kemi ardhë me Polici. Policia e Kukësit na kanë pru deri këtu. Tani kanë dalë të Kosovës e kanë marrë këtu, e kanë çu te mjekët”,-është shprehur Milazim Berisha për Sinjalin.

Arrestimi i dy vëllezërve nga fshati Lojme i Kukësit (njëri 31 vjeç e tjetri 24) u bë pasi dyshohet se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçaren, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet akuzuese ndaj XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës që do t’i hetojë ata për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

20-vjeçarja nga fshati Volljakë i Klinës ishte zhdukur të premten në mëngjes. E njëjta ishte zhdukur edhe para më shumë se një viti, ndërsa kur ishte gjetur nga Policia, kishte tentuar t’ia vë flakën vetës.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën...

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht...

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec. Në përplasjen e fundit janë...

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë...

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe...

Lajme të tjera

Web TV