“E ëma ka pasur lidhje me Altin Çokun”/Trondit Babai i Sibela Abedinit: Ajo e futi në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i 27-vjeçares, Sibela Abedini ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes së tij, Daniela duke u shprehur se ajo ka pasur lidhje me personazhin e TikTok, Altin Çoku.

Në një lidhje për emisionin “Me zemër të Hapur”, i ati i viktimës deklaroi se “ajo e ka futur në rrugë fëmijën, ka gisht në vrasjen e vajzës sime”. Babai i 27-vjeçares tha se nuk ka marrë pjesë në varrimin e të bijës dhe se ishte motra e tij që e lajmëroi se Sibela kishte ndërruar jetë.

“Ku e ka njohur personin? Nëpërmjet nënës së saj. E ëma ka pasur lidhje me të. E ëma është një rrugaçe rrugës. Ajo ka pasur lidhje me të dhe ka dërguar vajzën tek Altin Çoku. Ai ka përfituar prej vajzës. Gruaja ime ka bashkëpunuar me atë zotëri që vajza ime është sot në varr.  Ajo e ka futur në atë rrugë fëmijën.

Të merret në pyetje. E ka marrë e ëma e ka dërguar në Kosovë, nuk e di si e ka lidhur me bashkëjetuesin. Më ka thënë babi ai më ka sjellë një grua tjetër në shtëpi. Ndaj gruas sime kam hapur 3 herë kërkesën për divorc. Kam bërë 7 vite në burg në Shqipëri, zonja më ka akuzuar për shfrytëzim.

Pa asnjë lloj të drejte. Vetëm njëherë më ka thirrur gjykata se më kishin vendosur 600 mijë lekë gjobë për braktisje të fëmijëve. Ndaj meje nuk është gjetur asnjë provë. E kam bërë dënimin, jam dënuar padrejtësisht. 7 vite dënim ka marrë edhe motra ime. Edhe deklaratën ta shikosh, ka thënë që e kam bërë nga inati se burri më ka sjellë në Shqipëri.

Fëmijët jetonin tek nëna e saj, ndërsa ne jetonim në Romë. Kjo ka gisht në vrasjen e vajzës sime. Në Itali ka marrë pafajësinë, ndërsa në Shqipëri është në kërkim.

Mua më ka lajmëruar motra e dytë, më ka thënë ‘vajza jote vdiq’. Nuk erdha në varrim pasi nuk vij dot në Shqipëri tek drejtësia shqiptare, më janë bërë shumë të padrejta. Ish-bashkëjetuesi i Sibelës e mori të bijën në Kosovë dhe e ktheu sërish”, tha Artan Abedini./O.S

Të fundit

Trump mund të mos lejohet të flasë në Parlament gjatë vizitës shtetërore në Britani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mund të mos e gëzojë privilegjin e të adresuarit probleme...

Thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajin, Ledri thyen heshtjen

Në një intervistë televizive, Ledri nuk mohoi zërat për një romancë të re në jetën e tij, pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha, me...

Ndryshime në kupolën e Policisë/ Korça dhe Elbasani me drejtues të rinj

Ditët e fundit kryepolici Ilir Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh. Raportohet se Drejtori...

Vijon aksioni në Theth, prishen rreth 70 objekte pa leje, pritet ‘kuvendi’ i banorëve

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën e sotme paraqitet më e...

Nis konflikti 34-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

13 korrik 2006 Më 13 korrik 2006, konflikti i armatosur ndërmjet Izraelit dhe grupit shiit libanez Hezbollah mori përmasa dramatike, kur forcat izraelite vendosën bllokadë...

Lajme të tjera

Web TV