“Kurrë nuk e kam përjetuar një moment të tillë”, Vuçiç fitues me 62,5 % të votave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Përparimtare Serbe e drejtuar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka fituar sërish zgjedhjet duke marrë kështu mandatin e tretë.

Mediat serbe raportojnë se Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiçit ka triumfuar me 62,5 % të votave.

Ndërsa e dyta më e votuar  ka dalë Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të jashtëm Ivica Daçiq me 10,7 %.

Në rezultatet e marra nga votimi del që në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiçit do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiqi 30 deputetë.

Në lidhje me këto rezultate presidenti serb u shpreh se kurrë nuk e ka ndjerë kaq shumë një fitore.

“Në politikë jam qe një kohë të gjatë, por kurrë nuk e kam përjetuar një moment të tillë. Sonte kam fituar besim të madh nga populli në kushte kur pak njerëz kanë besuar. Morëm një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi më të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të zellshëm,”-ka thënë Vuçiç.

Nga ky votim koalicioni shqiptar Alternativa Demokratike Shqiptare, Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39 % të votave dhe do të ketë katër deputetë.

Serbia bëhet kështu vendi i parë në Europë që zhvillon zgjedhjet gjatë pandemisë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, kryeplaku: Fletët e votimit imitim i KQZ

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të televizionit britanik, ka ndërruar jetë...

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin”...

Lajme të tjera

Web TV