Presidenti Ilir Meta priti sot në takim kryenegociatorin e Shqipërisë për integrimin ne Bashkimin Europian, Zef Mazi.
Duke publikuar fotografi nga takimi, kreu i shtetit thotë se diskutuan hapur dhe në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
“Kënaqësi të prisja sot në takim ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.
E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës”, shkruan Meta.
Më tej kreu i shtetit shprehet se integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar./Bl.Ba/Fjala.al