Një 56-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte.
Ngjarja ka ndodhur në Goito, në Prato të Italisë, rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, ku shqiptari Imer Koltraka ka rënë nga ndërtesa dhe ka ndërruar jetë brenda pak minutave.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se viktima kishte lindur në Shqipëri, por prej vitesh ai jetonte në Firence të Italisë.
Pronari i ndërtesës ku shqiptari po riparonte çatinë ka telefonuar menjëherë emergjencat, por shqiptari ka ndërruar jetë brenda pak minutave në vendngjarje./Re.Gu/Fjala.al