Të drejtat TV, Bundesliga nënshkruan kontratë 4-vjeçare me vlerë 4,4 miliardë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një nga kampionatet elitare të futbollit në kontinentin e vjetër dhe këtë vit hyri në histori si një nga veprimtaritë që “çau bllokadën” e shkaktuar nga shpërthimi në shkallë globale i epidemisë së shkaktuar nga virusi korona, duke u kthyer i pari në fushën e blertë në mesin e majit.

Dhe tanimë, teksa është drejt mbylljes së sezonit, teksa pak ditë më parë ka kurorëzuar edhe kampionen, që për të 8-tin sezon radhazi është Bajerni i Mynihut, ka ardhur edhe një tjetër lajm i mirë.
Bundesliga e Gjermanisë ka nënshkruar një marrëveshje 4-vjeçare për transmetimin e ndeshjeve, një kontratë që kap shifrën e 4,4 miliardë euro. Sipas kësaj marrëveshjeje,
Bundesliga e Gjermanisë në futboll duhet të përfitojë rreth 4,4 miliardë Euro nga të drejtat të transmetimit të ndeshjeve në katër edicionet e ardhshme. Marrëveshja hyn në fuqi prej edicionit të ardhshëm, atij 2021-22, ka njoftuar të hënën Liga e Futbollit të Gjermanisë (DFL).
Rrjeti prestigjioz “Sky” e ka fituar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve në orarin kryesor të së shtunës. Marrëveshjet janë bërë të ditura të hënën, ndërsa ato sjellin më pak të ardhura se marrëveshja aktuale 4-vjeçare që përfundon edicionin e ardhshëm.

E vlefshme 4,6 miliardë euro, marrëveshja e vjetër më e volitshme në vlerë sesa ajo e ardhshme. “Sky” ka shumicën e të drejtave edhe në marrëveshjen aktuale. Ndërkohë, “DAZN”-ja ka fituar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve që luhen të premten dhe të dielën.
DFL-ja ishte detyruar të shtyjë tenderin e të drejtave të transmetimit televiziv për më shumë se një muaj për shkak të epidemisë.

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos/ Cakton datën kur do të zgjidhet kryepeshkopi i ri

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, më 16 mars, do të zgjedhë kryepeshkopit të ri, pas ndarjes nga jeta të...

Nëse doni të dobësoheni, hiqni dorë nga këto 7 ushqime

Ka disa ushqime që edhe nëse konsumohen në sasi të vogla, sabotojnë çdo përpjekje për të humbur peshë. Studimet kanë treguar se për të humbur...

Si ndodh histeria e masës?

Histeria e masës nuk është diçka për të cilën dëgjojmë çdo ditë, por shumica prej nesh e kemi hasur këtë term dhe mund ta...

Berisha zhbën Primaret dhe e pranon: Futa në lista qëndrestarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrojti sot (13 mars) para gazetarëve listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, duke pranuar se tashmë...

“Jemi krah jush”, Marta Kos falenderon Ramën për mikpritjen

Pas konferencës së përbashkët për shtyp, Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kos ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen në Tiranë. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV