Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Të vrarët në komunizëm/ Sa do të përfitojnë trashëgimtarët e 5600 të pushkatuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshon skema për kompensimin e të pushkatuarve gjatë sistemit komunist. Gazeta “Fjala” publikon formulën e re. Fëmijët e të pushkatuarve mund të marrin deri 18 milionë lekë të vjetër dëmshpërblim. Ish i internuari politik Simon Miraka: Jemi pro ndryshimit në skemë, shpresojmë të miratohet në Parlament

Trashëgimtarët e personave të pushkatuar nga regjimi komunist do të dëmshpërblehen me një “formulë” të re, e cila parashikon që fëmijët e personave të pushkatuar pa gjyq, të marrin dëmshpërblimin sa për 25 vite burg. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, del që trashëgimtarët e radhës së parë të të pushkatuarave të marrin në formën e dëmshpërblimit rreth 18 milionë lekë të vjetër. Me formulën që është ende në fuqi trashëgimtarët marrin deri në 5,8 milionë lekë të vjetër. Ndryshimi në ligj është miratuar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Ndryshimi në ligj

Në projektligj synohet të ketë një balancë logjike të qëndrueshme për sa i përket dëmshpërmblimit, ku nuk mund të pranohet ekuivalenca e humbjes së jetës së njeriut me 8 (tetë) vite burg dëmshpërblim, kur dënimi mbas faljes së jetës ka qenë dhe është 25 vjet burg. Kështu që referenca e dëmshpërblimit për humbjen e jetës duhet sjellë, të paktën, në nivelin e 25 viteve të dënimit me burg. Nisma ligjore është marrë nga deputeti Artur Roshi dhe synon që dëmshpërblimi i ish të dënuarve politikë të regjimit komunist të jetë në përpjesëtim të drejtë me sakrificat e tyre. “Përputhja e ligjit të dëmshpërblimit me ligjin e statusit të ish të përndjekurit politik, shërben për shmangien e diskriminimit pasiv që krijonte ligji i dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, brenda të njëjtës kategori sakrifice “kategorisë së humbjes së jetës”, për të njëjtin shkak dhe nga i njëjti mekanizëm politik. Kur shkaku i humbjes së jetës është i njëjtë” kundërshtia e komunizmit”, afatet nuk kanë vlerë, ato nuk mund të ndryshojnë thelbin e çështjes, duke shpërfillur humbjet e jetëve njerëzore. Rishikimi i dëmshpërblimeve të përfituara nga ligje të tjera, si banesa me të meta të theksuara, jashtë standardeve funksionale dhe letra me vlerë, që nuk janë përdorur, të cilat kërkohet të mos merren parasysh.” -thuhet në dokument.

Relacioni

Në relacionin që shoqëron ndryshimet ligjore thuhet se dëmshpërblimi i ish të përdjekurve është një detyrim moral i shoqërisë shqiptare. Sakrificat e tyre janë në themel të sistemit kapitalist që sot shoqeria jonë aplikon. Dëmshpërblimi i tyre duhet të jetë në përpjesëtim të drejtë me sakrificat dhe vuajtjet e tyre.” – thuhet në relacion. Në dokumentin e dorëzuar në Kuvend thuhet se pagesa e dëmshpërblimit sot është në nivele të ulëta, në krahasim me atë që gjykatat japin sot si dëmshpërblim për një të liruar nga burgu, duke mos harruar që cilësia e burgjeve sot ndryshon shumë nga ai ku kanë vuajtur dënimin e padrejtë ish të dënuarit politikë.” Që ligji të ketë një balancë logjike të qëndrueshme, nuk mund të pranohet ekuivalenca e humbjes së jetës së njeriut me 8 vite burg dëmshpërblim, kur dënimi mbas faljes së jetës ka qenë dhe është 25 vjet burg. Kështu që referenca e dëmshpërblimit për humbjen e jetës duhet sjellë të paktën në nivelin e 25 viteve të dënimit me burg. Ky projektligj do të sjellë efekte pozitive te qytetarët për emancipimin e mendimit politik në raport me vazhdimësinë e së djeshmes. Njëkohësisht do të kemi një tendencë pozitive në drejtim të pagës midis shtresave shoqërore me bindje poltike të ndryshme, të krijuara në mënyrë artificiale nga “lufta e klasave” e regjimit të kaluar.” – thuhet në projektligj.

Komisioni

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në mbledhjen e së premtes mori në shqyrtim projektligjin: “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “ Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist” të ndryshuar. Propozuesi i këtij projekti, Artur Roshi, bëri një përmbledhje shpjeguese të përmbajtjes së projektaktit përpara komisionit. Në fjalën e tij Roshi nënvizoi rëndësinë për sa i përket aspektit social të projektligjit, pasi, sipas Roshit, ai ndihmon në paqtimin social të dy shtresave, të cilat në mënyrë artificiale kanë qenë të larguara nga njëra-tjetra, dhe këto ndryshime sjellin edhe një bashkim dhe çlirim mental të grupeve të ndryshme të interesit, të ndara për shkak të bindjeve poltike. Për sa i përket qëllimit dhe objektivave të këtij projekti Roshi tha se: “Projektligji synon përmbylljen sa më shpejt të procesit të dëmshpërblimit, si dhe të pajtojë ligjin e dëmshpërblimit të ish të dënuarve politikë të regjimit komunist nr. 9831 dt 12.11. 2007 me ligjin nr.7748 datë 29.07.1993, që përcakton statusin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”. Për komisionin, projektligjin e relatoi Arben Kamani, i cili dha argumentet e veta në lidhje me propozimet e paraqitura. Kamani, në cilësinë e relatorit, u shpreh se: “Ky projektligj në mënyrën se si është propozuar, ka mangësi dhe nuk është i bazuar në një studim konkret të domosdoshmërisë për një ndërhyrje të re në ligjin 9831, dhe nuk ka një numër konkret përfituesish, bazuar në një faturë financiare. Për këto arsye miratimi i tij do të krijonte ndryshime financiare me një faturë të panjohur për shtetin”. Pas votimit ndryshimet e propozuara nuk u miratuan, nga ana e komisionit.

Dy ndryshimet

1.Të mos prekë dëmshpërblimet bazike të mbijetesës, që ka përfituar ish i dënuari dhe ish i përndjekuri politik nga ligje të tjera të mëparshme.

  1. Familjarët e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo ekzekutuar me dënim politik të padrejtë, të përfitojnë dëmshpërblimin financiar në masën e 25 viteve kompensim dënimi me burgim, me dënimin maksimal mbas faljes së jetës.

Miraka: Pro ndryshimit në skemë, shpresojmë të miratohet në Parlament

Jeta e një njeriu nuk mund të konvetohet me dëmshpërblim, sa tetë vite burg, as sa 25 vite burg, por është për t’u vlerësuar ky ndryshim në ligjin për ish të përndejkurit politikë. Ky është reagimi i kreut të Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, në një prononcim për gazetën “Fjala”. Miraka shprehet skeptik në lidhje me miratimin e ndryshimeve ligjore në Parlament, por pohon se nisna është për t’u vlerësuar.

Në Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë është miratuar një ndryshim në ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë?

Ndryshimi në ligj është për t’u vlerësuar, edhe pse jam skeptik nëse do të kalojë në Parlament ose jo.

Ndryshimi lidhet me llogaritjen e dëmshpërblimit për trashëgimtarët e personave të pushkatuar gjatë regjimit komunist?

Po, jam në dijeni. Jeta e një njeriu nuk mund të krahasohet me as me dëmshpërblimin sa për 8 vite burg dhe as me atë sa për 25 vite burg. Trashëgimtarët e të pushkatuarve duke qenë në kushte shumë të vështira ekonomike, e pranuan dëmshpërblimin sa për 8 vite. Do të ishte shumë mirë po të miratohej ndryshimi në ligj, dhe ata të marrin dëshpërblimin sa për 25 vite burg. Edhe pse jeta e njeriut nuk ka çmim, kjo do të ishte një mbështetje për fëmijët e tyre.

Sa persona janë pushkatuar gjatë regjimit komunist?

Nuk i kam tani shifrat e sakta para, por, afërsisht, me gjyq e pa gjyq janë pushkuar rreth 5600 persona, nga të cilët pa gjyq janë rreth 2000.

Ministria e Financave këto ditë ka nxjerrë një njoftim për pagesën e këstit të 13-të të kategorisë parësore. Jeni në dijeni?

Në fakt, sipas ligjit, pagesat për këtë kategori duhet të kishin përfunduar, por, me sa duket, kanë mbetur ende pa marrë dëshpërblimin përfitues të kategorisë parësore, ndërsa me trashëgimtarët janë ende te kësti i tretë.

Lexo edhe :  Çështja “Xhaçka”, Bardhi: U hodh në erë Kushtetuesja, u minua bashkëjetesa me opozitën

Ministria e Financave njofton çeljen e pagesave. Gjashtë kategoritë që përfitojnë

Kësti i 13-të, ish të dënuarit politikë marrin paratë

Ish të dënuarit politikë që janë gjallë dhe mbi 75-vjeç do të marrin të parët këstin e 13-të të dëmshpërblimit. Njoftimi është bërë nga Ministria e Financave, e cila bën të ditur se është çelur fondi i dëmshpërblimit financiar për ish të dënuarit politikë, kategoria parësore, të cilët kanë vuajtur dënim me burg, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor. Masa e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë do të bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.

Përfituesit

Të parat në listë janë gratë ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Përfituesit duhet të paraqesin certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë. Kjo katëgori duhet të paraqesë certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit dhe numrin e llogarisë. Ndërsa në katetorinë e tretë me prioritet janë persona ish të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Kjo kategori duhet të paraqesë raport mjeko-ligjor, origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithsecilit dhe me vulë, (jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga KEMCAP, raport mjeko-ligjor për sëmundje onkologjike dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme, të lëshuar nga: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Spitalore Universitare “Shefqet Ndroqi”, certifikatë personale dhe numrin e llogarisë bankare në Lek. Për kategorinë e katërt, prioritet kanë persona ish të dënuar që janë gjallë të cilët, pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Ndërsa për kategorinë e pestë prioritet kanë “Persona ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”. Për kategorinë e gjashtë me prioritet, “Persona ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç”, të cilët duhet të dorëzojnë certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie.

Dokumenti

Të gjitha subjektet përfituese të cilat janë pjesë e nënkategorisë së parë dhe të dytë, duhet të paraqiten në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të plotësuar Deklaratën Personale të Aplikuesit, me qëllim mundësimin e printimit të certifikatës së tyre personale nëpërmjet portalit të ofrimit të shërbimeve të qytetarëve online, e-albania. Gjithashtu, këto subjekte duhet të depozitojnë dokumentet pranë Ministrisë së Financave.

Pagesa për kategorinë e subjekteve parësore

1) Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës;

2) Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji;

3) Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm;

4) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;

5) Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;

6) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Dokumentet

  1. Numër llogarie bankare në Lek, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktive).Për nënkategorinë e tretë parësore ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, dokumentet që duhet të depozitojnë janë:
  2. Deklarata Personale e Aplikuesit;
  3. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktive).
  4. Vendimi i KMCAP, (KEMP-i epror), i cili vërteton humbjen e plotë të aftësisë për punë, origjinal. Vendimi duhet të jetë plotësuar saktë, me shkrim të lexueshëm, pa korrigjime, duhet të ketë të shkruar emrin/ mbiemrin e anëtarëve të KMCAP-it dhe nënshkrimin e tyre me vulën e komisionit.
  5. Epikrizë për sëmundje onkologjike, malinje dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme, të lëshuara nga: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar “Mbretëresha Geraldinë”, Spitali Universitar “Koço Gliozheni”. Kjo epikrizë përgatitet nga mjeku që trajton të sëmurin, nënshkruhet me emrin dhe mbiemrin e mjekut kurues. Shefi i Shërbimit vërteton saktësinë e diagnozës dhe e nënshkruan këtë dokument dhe në fund, epikriza firmoset nga drejtuesi i institucionit shëndetësor me vulën përkatëse.

Për kategorinë e katërt parësore ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:

  1. Deklarata Personale e Aplikuesit;
  2. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktive).
  3. Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur;
  4. Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur.

Për kategorinë e pestë parësore ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligjit, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:

  1. Certifikatë vdekje e ish të dënuarit politik;
  2. Certifikatë e trungut familjar të ish të dënuarit politik, ku të përfshihen: fëmija/fëmijët e mitur;
  3. Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të ish të dënuarit politik që nuk jeton;
  4. Dëshmi trashëgimie për ish të dënuarit politik, origjinale ose kopje e noterizuar.
  5. Vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna/babai i të miturit nuk jeton më;
  6. Nr. llogarie bankare në Lek, në emër të kujdestarit ligjor të të miturit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktive);
  7. Dokument identiteti (kopje ID-je, pasaporte) të kujdestarit ligjor.

/En.Br./Fjala

Të fundit

Çfarë ndodhi? Përfundon në spital këngëtari i njohur shqiptar

Këngëtari i zhanrit “Rap”, Don Xhon, ka bërë të ditur se i është nënshtruar një ndërhyrjeje mjekësore Ai, përmes një...

Skandali në Greqi/ Shkolla përjashton të miturën me origjinë shqiptare

Në epiqendër të mediave greke orët e fundit ka qenë një ngjarje serioze ndaj një nxënëse 10 vjeçe me origjinë shqiptare që ka ngjallur...

Origjina e virusit: A është kjo e vërteta përfundimtare rreth COVID-19?

Një hulumtim i ri mbi origjinën e COVID-19 ka ofruar prova shtesë në mbështetje të teorisë se virusi u transmetua për herë të parë...

Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës, ja si do të duket

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e fundit, ka miratuar logon e re të Kuvendit. Në njoftim thuhet se sipas Rregullores së Kuvendit, logoja...

Shtimi në masë i divorceve, fotografët kthejnë në biznes fenomenin

Si fotograf dasmash, jetesa e Tan Mengmeng varet shumë nga njerëzit që martohen, duke kapur gëzimin dhe lumturinë e dashurisë së një çifti. Por shkalla...

Lajme të tjera

Web TV