Apeli jep sot vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të japë ditën e sotme vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin dhe seanca pritet të nisë në orën 09:30

Në seancën e fundit e cila zgjati rreth 6 orë, prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci nuk u tërheqën nga akuzat për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe dënimi me 12 vite burg që kërkuan në Shkallën e Parë, ndërsa Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh.

Trupa gjykuese përbëhet nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara, ku ky i fundit zëvendësoi gjyqtaren Nure Dreni të shkarkuar nga procesi i vettingut.

Tahiri u dënua me 5 vite burg, vitin e kaluar, të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për akuzën “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale  “trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

Mbetet me interes vendimi i Apelit për të parë se kujt do t’i japë të drejtë./En.Br./Fjala.al

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV