Një 80-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij në Tiranë. Ai është gjetur i vetëvarur në banesën e tij pa shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:55, në rrugën “Budi”. Viktima është shtetasi me iniciale H.Ç..
Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të moshuarin drejt aktit të rëndë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./En.Br./Fjala.al