Inter më “i çmendur” se duhet…. Barazim i pabesueshëm 3-3 me Sassuolo!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndeshje e pabesueshme në “Meazza” që askush nuk e priste përballë dy skuadrave me objektiva diametralisht të kundërt. Lojë e çmendur në stadiumin San Siro aty ku Inter dhe Sassuolo barazuan 3-3 në një mënyrë aspak të zakonshme që mbajti në ankth tifozët e dy ekipeve, deri në sekondat e fundit.

Rezultati është një goditje e madhe për shpresat e titullit kampion në Serie A, të skuadrës së Conte, me Juventus që tani është 8 pikë larg. Sassuolo shënoi pas 2 minutash lojë në San Siro, kur Djuricic i papërmbajtshëm, më i miri në fushë, i dha Caputo ndihmën kryesore për shifrat 1-0. Inter rrezikoi, por përfundoi pjesën e parë në avantazh 2-1 pas penalltisë së belgut Lukaku dhe rrjetës së bukur nga Biraghi.

Më pas nisi “çmenduria”… Gagliardini shpërdoron  një gol me një portën të zbrazët që do ta kishte shënuar edhe një amator, Young i dhuroi miqve penalltinë që e shënoi Berardit në 81’, por nuk ka mbaruar. Defreli i përgjumur i jep mundësinë zikaltërve të shënojnë me Borja Valero, para se në minutën e 89, Magnani të çonte ndeshjen 3-3, aty ku nuk lëvizi më. Tani kampionati është larg për Inter, dhe titulli nuk kapet dot me këtë distancë nga rivalët.

Të fundit

Prestigjozia ‘CN Traveller’/ Zbuloni plazhet më të mira në Shqipëri

Ndërsa një numër vargmalesh të ndryshme shtrihen përgjatë anës lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e...

Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!

Nga Mero Baze Një nga argumentet që Berisha po përdor për të na mbushur mendjen se qeveria e tij ishte qeveri e pastër, është edhe...

Jeta nën rrënoja/ Momenti kur gruaja lind pas tërmetit në Tajlandë (Video)

Një grua lindi fëmijën e saj në mes të rrugës në Bangkok, pasi spitali në të cilin qëndronte u evakuua pas tërmetit në Mianmarin...

Pas një muaj agjërimi, besimtarët myslimanë do të kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit

Pas një muaji agjërimi e sakrificash, besimtarët myslimanë  do të kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se...

E la jashtë listës/ Braçe i ankohet Ramës: Shikoje njëherë edhe Instagramin tim mo burrë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në shtabin elektoral në Tiranë, konkretisht të zonës së Pallatit me Shigjeta. Aty, deputeti Erion Braçe i ka...

Lajme të tjera

Web TV