Kume: Votimi me postë i realizueshëm, emigrantët të deklarojnë adresën e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditja e kësaj të mërkure pritet të mbledh në tryezë palët për të vijuar bisedimet përsa i përket marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Vota e emigrantëve pritet të jetë një ndër pikat e diskutimit në këtë tryezë kush do të ketë të drejtë dhe si do të procedohet. Bashkëkryetari i reformës, Damian Gjiknuri deklaroi se votimi do të bëhet me anë të postës.

Për ish-kryetarin e KQZ-së, Kristaq Kume ky është një koncept i gjerë dhe i pamundur në tërësi. Ai shtron disa çështje të cilat janë shumë thelbësore për tu diskutuar përsa i përket votës së emigrantëve.

Fjala e plotë

“Gjëja e parë që duhet  të bëhet është dakordësia e plotë politike. Nëse do të lejohet kështu siç është deklaruar, nuk duhet të bëhet që gjithçka që duhet rregulluar për të mundësuar mënyrën e të votuarit, të jetë detyrë e deleguar tek KQZ. Jo, duhet të jetë e mirë-detajuar në Kodin Zgjedhor që të kenë dakordësinë mes palëve në proces. Jo vetëm dakordësi politike por deri në mënyrën se si do procedohet. Janë disa pika me vlerë që duhet të bisedohen në tryezën për Kodin Zgjedhor. Disa thonë vota e Diasporës. Të përdorësh këtë koncept do të thotë të mos jesh me këmbë në tokë sepse e pamundur të bëhet një gjë e tillë sot. Siç dihet ne kemi në legjislacion që votojnë ata persona që kanë mbushur moshën dhe që janë të regjistruar në listën e zgjedhësve që del nga regjistri kombëtar i zgjedhësve”

Kume thotë se të gjithë personat që janë jashtë vendit për arsye ekonomike apo do të jenë jashtë në momentin e zgjedhjeve duhet të kenë të drejtën e votës. Ai thotë se ata duhet të dërgojnë një kërkesë institucionet e zgjedhjeve për tu regjistruar në listën e votuesve.

Lexo edhe :  Krimet zgjedhore/ 32 procedime të hapura në prokuroritë e rretheve dhe SPAK

Për cilën do të bëhet kjo zgjedhje, për emigrantët që kanë udhëtuar për arsye ekonomike apo për të gjithë ata që nuk do të jenë në Shqipëri në momentin e zgjedhjeve. Gjithë studentët tanë apo punonjësit diplomatikë. Për mua, që të gjithë këta duhet tu krijohet mundësia e votimit jashtë territorit të vendit. Problemi i dytë është mënyra se si do të votohet. Ideja që ka fituar më shumë territor është votimi me postë. Unë e përjashtoj totalisht idenë e të votuarit elektronik përmes internetit. Gjermania dhe Holanda e kanë konsideruar këtë formë joligjore”

KQZ tha Kume është një sistem i realizueshëm dhe se mund të bëhet me buxhetin e shtetit. Emigrantët, tha ai, duhet të deklarojnë adresën e tyre të qëndrimit në mënyrë që tu vijë me posta fleta e votimit.

Të gjithë ata shtetasit shqiptarë që e kanë të regjistruar në adresën e tyre në vendin ku jetojnë. Duhet të kenë të drejtën për të votuar të gjithë ata që deklarojnë adresën e tyre. Duhet të njoftohen të gjithë shtetasit shqiptarë kudo që të jetë. Duhet që shqiptarët të kontaktojnë me institucionet zgjedhore dhe të bëjnë një kërkesë për tu regjistruar në zgjedhje. KQZ të ketë mundësi të dërgojë me postë zarfin që përmban brenda me fletën e votimit, pasi zgjedhësi e merr atë dhe e dërgon sërish në postë. Është një kosto që mbulohet nga shteti. Për shërbimin postar duhet të bien dakord paraprakisht. Po të votojnë mund të përmbysin rezultatin”

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Basha takime në njësitë 2 dhe 9: Vota për euroatlantikët është votë për familjen

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Luzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Orjola Pampuri, Nevila Nika, Fatos Brahja...

Konflikti në “Ali Dem”, reagon PSD: Incidenti nuk ka lidhje me zyrën tonë!

Lidhur me konfliktin e ndodhur sot në Tiranë në rrugën Ali Demi, pranë zyrës elektorale të subjektit PSD, ka ardhur një reagim sqarues nga...

Transplanti në Turqi kushton 100 mijë euro, infermierja shqiptare kërkon ndihmë

Bashkëqytetarja Risela Llapushi ka nevojë për ndihmë. Infermierja, vetëm 25 vjeç, duhet të bëjë transplantin e mëlçisë në Turqi, një ndërhyrje shumë e kushtueshme,...

Braktisi skuadrën, Elseid Hysaj dënohet me 40 mijë euro gjobë nga gjykata italiane

Pas pesë vitesh e gjysmë dhe tre shkallësh gjyqësore, Gjykata e Lartë italiane (Cassazione) ka vendosur përfundimisht për çështjen e braktisjes së grumbullimit më...

“Sollën Latifin t’i vërë në kokë kapelën bufit”, Rama për lobimin e PD: Luli u bë copa

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimet me qytetarët në rrjete sociale në rubrikën “Sy m’Sy”. Ai ka folur kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh...

Lajme të tjera

Web TV