Shisnin foshnja përmes Instagramit, arrestohen iranianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia iraniane tha se ka arrestuar tre persona, nën dyshimet se shesin foshnja të porsalindura përmes rrjetit social “Instagram”.

Shefi i policisë në Teheran, Hossein Rahimi, tha se tre persona janë gjetur me dy foshnja, njëra 20-ditëshe, tjetra dymuajshe. Të arrestuarit thanë se i kanë marrë foshnjat nga familje të varfra “me një pagesë të vogël”.

Policia tha se foshnjat janë dërguar nën kujdesin e një organizate shtetërore të mirëqenies dhe se prindërit e tyre janë identifikuar.

Rahimi tha se policia, ditëve të fundit, ka marrë disa ankesa nga qytetarët, që bënin thirrje për veprime kundër atyre që janë të përfshirë në tregtinë në internet të foshnjave.

Muaj më parë, policia ka thënë se anëtarët e një bande që shisnin foshnja në provincën verilindore Gorgan, janë arrestuar.

Katër gra dhe një burrë në këtë rast akuzohen se kanë identifikuar nënat e varfra dhe kanë paguar shpenzimet e tyre në spital dhe se pas lindjes ua kanë marrë fëmjët./REL/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë...

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10%...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

“Nëse Rama vazhdon punën, Shqipëria anëtarësohet në 2029”

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën...

PD nuk di të ndryshojë, vijon avazin me “farsën elektorale”

Koalicioni PD-ASHM ka depozituar sot, më 1 shtator 2025, një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, ku kundërshton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit,...

Lajme të tjera

Web TV