Edhe pse situate nga pandemia e coronavirus është në nivele shqetësuese dhe po numërohen çdo ditë të prekur, ndërsa viktimat kanë qenë jo pak, në Kosovë kanë marrë një vendim të guximshëm në lidhje me futbollin
Tifozët do të rikthehen në stadiumet e Superligës që nga 28 qershori. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajture ka marrë vendimin që të shfuqizohet vendimi me të cilin ndalohen aktivitetet publike dhe jo publike pa praninë e njerëzve, tubimet sportive, konferenca, tryeza të rrumbullakëta etj.
“Shfuqizohet: Vendimi me të cilin ndalohen aktivitetet publike dhe jo publike që kanë mundur të mbahen pa praninë publikut, tubimet sportive, konferenca, tryeza të rrumbullakëta etj“, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Por çfarë ndodh tani… FFK duhet të hartojë një plan me Ministrinë e Sportit në Kosovë, për respektimin e protokollit shëndetësor, distancimin social dhe masat e tjera, një plan që e ka kapur në befasi Federatën e cila e mkendonte kapitull të mbyllur, prezencën e tifozëve këtë sezon.