Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, pas akuzave të ngritura nga Haga ndaj tyre, për krime lufte.
Në një fjalë të posaçme nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se i ka lexuar edhe ata që e mbështesin në emër të nevojës për drejtësi, por shtoi se dëshiron të besoj që duke mos qenë as nga Kosova dhe as nga Shqipëria, se nuk kanë mundur ta ndjejnë sesa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në eterin e botës dixhitale prekin dhe prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UÇK-së janë thuajse të tërë, të akuzuar në 21 vite me radhë si individë me dy koka, që nga një anë kanë udhëhequr luftën apo shtetndërtimin dhe nga tjetra kanë ngrënë njerëz, fëmijë, romë, si kanibalë.
“Përballë historisë as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli dhe asRamush Haradinaj, në 21 vite, si vetë UÇK në tërësi nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë atë vetë.
Historinë e pandashme të asaj pjesë të kombit shqiptar që quhet Kosovë. Është falë tyre që u trondit ndërgjegjja e fjetur e perëndimit demokratik në raport me Kosovën”, u shpreh Rama.
Ai i cilësoi si dy figura historike të luftës dhe paqes në Kosovë, dhe tekstin e cilësoi si një rrufe që godet përtej dy emrave, mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë./Bl.Ba/Fjala.al