Brataj: Gjatë ditëve të fundit po vërehen 3 dukuri në sfidën ndaj virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj me anë të një postimi në rrjetin social ka shkruar se gjatë ditëve të fundit po vërehen 3 dukuri në sfidën ndaj Sars-Cov2 që shkakton Covid-19.

Sipas Bratajt po vërehet shtim i rasteve, shtim i të sëmurëve dhe prekja nga Covid-19 i moshave të reja që deri dje ishin të paprekura.

Brataj shprehet i shqetësuar për rastet e shtrimit në spital por edhe në shtëpi dhe se virusi është kthyer nga vatra të kontrolluara në transmetim komunitar.

Në këtë fazë të epidemisë, sipas Bratajt është e rëndësishme respektimi i rregullave, distancimi, higjiena dhe përdorimi i domosdoshëm i maskave në ambiente të mbyllura.

Postimi o plotë

Në këtë fluks lajmesh dhe informacioni gjithsecili prej nesh mundohet të mari atë që i afrohet gjykimit të tijë personal. Ne nxjerrim konkluzione në bazë të besueshmërisë që kemi në persona të identifikuar të besuar.

Megjithatë në çdo moment ka persona, grupime apo protagonizëm nga shumë njerëz që i shtyjnë këto lajme drejt përhapjes së tyre për një qëllim të caktuar, për interpretim personal ose forcë zakoni.

Seleksionimi i këtyre lajmeve bëhet nga secili prej nesh deri në momentin që nuk na prek personalisht. Nga momenti që jemi të prekur kërkojmë me fanatizëm të vërtetën, kërkojmë ndihmë, kërkojmë qetësi dhe siguri.

Jetojmë në një moment të vështirë të pandemisë. Sot nuk dua të hyjë në shifra apo përqindje thjesht të ndajë shqetësimin me ju.

Pa hyrë në analiza apo polemika, pa gjetur fajtorë siç e kemi zakon në Shqipëri, pa gjykuar doja të thoja se po vërehen tre dukuri në sfidën ndaj Sars-Cov2 që shkakton sëmundjen e COVID-19. Shtimi i rasteve në përgjithësi, shtimi i të sëmurëve, dhe prekja e moshave të reja deri dje ishin të pa prekura.

Ajo që më shqetëson më shumë është rritja e numrit të pacientëve si në banesë po ashtu edhe në spital. Kalimi i infeksionit nga vatra të kontrolluara në transmetim komunitar.

Në këtë fazë të pandemisë a mund të bëjmë ne diçka më shumë për të parandaluar apo për të përmirësuar situatën e këtij infeksioni?

PO A kemi nevojë për masa drastike izolimi? JO Kush është mënyra më e mirë për të vepruar në këtë moment? RESPEKTIMI I RREGULLAVE. Pa tjetër që varet nga ne, thjesht të respektojmë disa rregulla të thjeshta.

Domosdoshmëri është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, ndofta është momenti që të ngremë zërin kur shikojmë persona të tjerë brenda këtyre ambienteve pa mask. Ruajtja e distancës 1,5-2 metra në këto ambiente. Dezinfektimi i duarve në hyrje të çdo ambienti të mbyllur pa përdorur doreza.

Karantinim dhe distancim fizik për të gjithë ata që rezultojnë të infektuar.

Nëse ke pasur kontakt me persona të infektuar dhe shfaqen shenja e simptoma konsideroje veten si të infektuar. Mos përdor mask në ambient të hapur nëse nuk je prekur nga infeksioni. Mos përdor doreza në ambient të hapur.

Dr. Skender Brataj.

 

Lexo edhe :  Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Artur Zheji ndihmoi që të rritej jehona e kërkesës së Kosovës për liri”

Për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin...

“Gaza do të rrafshohet!” Izraeli vijon sulmet

Avionët dhe tanket izraelite bombarduan periferitë lindore dhe veriore të qytetit të Gazës gjatë natës nga e shtuna deri të dielën, duke shkatërruar ndërtesa...

Broja kthehet të martën! Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

Mezi pret që të vendosë këmbën në fushë. Armando Broja ende nuk është aktivizuar tek Bërnli në Angli, ndonëse trajneri i tij, Skot Parker,...

“Ka dritë në fund tunelit”, Putin flet për marrëdhënien me Donald Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më të ulët që nga lufta...

Fati i “zi” i Neymar, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon grumbullimin tek Brazili

Klubi brazilian Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit (CBF) se Neymar ka pësuar lëdim në kofshë, sipas informacioneve të publikuara nga ge.globo.  Ylli me...

Lajme të tjera

Web TV