Ditmir Bushati: Besoj tek pafajësia e Thaçit e Veselit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- ministri i jashtëm dhe aktualisht deputeti i PS, Ditmir Bushati deklaroi sonte se mes Kosovës dhe Serbisë s’mund të ketë barazi sa i përket krimeve gjatë luftës.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Bushati thotë se nga njëra anë janë krimet e Serbisë në emër të një gjenocidi të spastrimit etnik të popullatës shqiptare në Kosovë, dhe nga ana tjetër krime të supozuara nga disa persona të veshur me uniforma ushtarake nga Kosova që ishte UÇK-ja.

Bushati sqaroi se beson tek pafajësia e Thaçit dhe Veselit por shton se dihej që këto situata mund të vinin pasi janë disa persona në Kosovë që janë në proces nga Tribunali i Hagës.

”E tha dhe kryeministri në parlament, natyrisht që në mënyra të ndryshme, në forma të ndryshme ne dinim që kishte një proces ndaj disa emrave.  Dihej që do vinim në këto lloj situatash.

Ideja për të falur krimet ishte për një barazi të krimeve serbe dhe ato të supozuara të UÇK-së. E para s’mund të ketë barazi mes këtyre. Gjenocidi serb përkundrejt personave të veshur si ushtarakë.

Unë besoj në pafajsinë e Thaçit dhe Veselit. Siç kam besuar tek Haradinaj. Përndryshe nuk do ishim në këtë diskutim. Ku ka një aktakuzë, duhet të verifikohet para institucioneve të drejtësisë. Nuk e kam një informacion ligjor të tillë, por edhe nëse do e kisha nuk do jepja.”– tha Bushati.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV