Flasin avokatët e dy mjekëve të arrestuar: Mjekët shpëtuan një jetë, nuk e njihnin

Pasi Gjykata e Kurbinit caktoi masën ‘Arrest me Burg” për dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama, ka reaguar avokati i Lamas, Dritan Metani.

Ky i fundit bëri me dije se klienti i tij nuk e njeh autorin Eduart Lamajn dhe nuk ka patur asnjëherë kontakt me të.

Sakaq Metani u shpreh se klienti i tij ka dhënë ndihmën e tij ashtu siç veprohet për çdo pacient tjetër.

Metani tha se mjeku i mbrojtur prej tij, e ka adresuar rastin Eduart Lamajt, tek mjeku ortoped Viktor Marku, pasi Lama nuk është mjek specialist dhe si i tillë nuk mund ti jepte ndihmën e duhur.

Rasti i te plagosurit Eduart Lamaj, sipas avokatit, ka ardhur nga një pacient tjetër përmes telefonit, dhe më pas i është referuar ortopedit Viktor Marku.

Intervista në abcnews.

Dritan Metani: Mjeku Besim Lala vetëm ka referuar te mjeku Viktor Marku, asgjë tjetër.

Pyetje: Ku e gjeti të plagosurin?

Dritan Metani: Thjesht i ka ardhur si rast nga telefoni nga një pacient tjetër, Lamaj i ka thënë që nuk  është fushë e tij dhe e ka drejtuar tek Marku.

Pyetje: Përse nuk e çoi në spital për mjekim të specializuar ?

Dritan Metani: Sepse nuk  është specialist i kësaj fushe. Specialisti është mjeku Viktor Marku, ortoped.

Pyetje: Dy mjekët ndërkohë po përplasen me njëri-tjetrin?

Dritan Metani: Jo nuk po përplasen, ata thjesht nuk e njohin personin.

Pyetje: Cili ishte qëndrimi i mjekut në sallën e gjyqit?

Dritan Metani: Mjeku ka qenë gjithmonë pohues dhe ka deklaruar që nuk i njeh personat dhe nuk ka asnjë kontakt.

Ndërsa avokati mbrojtës i Viktor Markut tha se klienti i tij thjeshtë ka operuar një pacientë dhe ka shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte ai.

Lexo edhe :  Trafikoi kanabis drejt BE me një grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari në Rinas

“Këta ushtruan detyrën e tyre funksionale duke bërë dhe betimin e Hipokratit duke shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte”

Dy mjekët akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ata kishin pranuar ta operonin atentatorin kryesor të dy biznesmenëve në Laç, Eduart Lamajn, pa e referuar ngjarjen në polici.

 

 

Bo.Ba/fjala.al